Av. Altin Goxhaj: Qeveria boton Aktin Komunist Normativ Antikushtetues të vdekjes së tregut të lirë

217
Sigal

Nga Av. Altin Goxhaj

Qeveria boton Aktin Komunist Normativ Antikushtetues të Vdekjes së Tregut të Lirë:

20 MILIONË LEKË GJOBË DERI SEKUESTRIM PËR DHJETRA MIJË BIZNESET E VOGLA nëse nuk zbatojnë çmimin që printon Rama nga zyra për çdo shishe dhe kuti, pavarësisht llojit të markës dhe veçantive të saj!

PYETJE:

A DO E ÇOJË BERISHA NË GJYKATËN KUSHTETUESE AKTIN KOMUNIST TË VDEKJES SË EKONOMISË SË TREGUT TË LIRË?

Arritja e dytë e “Madhe” e Nismës Thurje në 3 vjet, (pas heqjes së Koalicioneve nga Kodi Zgjedhor në 2020 nëpërmjet atij Peticionit Fake me 45 mijë firma në 2019 me ndihmën e Yurit) është pikërisht Ky Akt Komunist Normativ (që edhe Enveri do e kishte zili në 1948 te Filmi “PËRBALLIMI”) që i jep Qeverisë të drejtë jo vetëm të vendosë çmimet në treg por edhe të përcaktojë marzhin e fitimit të çdo biznesi të vogël në Shqipëri! (Neni 4 dhe 6)

Secili biznes i vogël që bën ndonjë gabim në etiketë, merr 20 milionë lekë gjobë deri në mbyllje dhe sekuestrim të plotë të mallit! 100 milionë për bizneset e mëdha. (Neni 7)

Shpikja më interesante është shpallja antikushtetuese e SITUATËS SË VEÇANTË (pra jo e jashtëzakonshme që përcakton Kushtetuta) që bëhet me vendim personal të Edi Ramës për një,afat të pacaktuar sepse çfarëdo thuhet në Nenin 2 ajo do jetë situata e Great Resetit të përgjithmonshëm!

Madje i kërkohet biznesit të mbajë rezerva me shpenzimet e veta si stok i pashitshëm në magazinë për 3 muaj!!!

Me fjalë të tjera kjo hedh në erë jo vetëm çdo teori ekonomike por e garanton teknikisht çdo biznes të vogël drejt falimentimit (sepse marzhi i fitimit të një produkti nuk matet veç me kostot individuale të produktit por me gjithë koston e funksionimit të biznesit) për të garantuar shumë shpejt monopolizimin total të tregut nga Zamiri me shokë (Neni 9) si pjesë e Axhendës së Great Resetit!

Tashmë pasi Rama kapi shtetin, gjykatat, shoqërinë civile, mediat masive, (do kapë dhe Presidencën në Korrik) tashmë u bë edhe bashkëadministrator i çdo biznesi në Shqipëri përderisa fillimisht ka marrë kompetencën e caktimit të çmimit dhe marzhit të fitimit!

Nuk e them unë që këto janë meritat e Nismës së Soros por e thotë vetë Tiku, Pano, Qiraxhiu dhe Xhemollari në çdo TV prej javësh mgjth “pakënaqësinë” e tyre se Rama pavarësisht se ka bërë diçka, nuk po bën mjaftueshëm.. Duket kërkojnë shtetëzimin e çdo biznesi!

GJTHS PYETJA ËSHTË PËR SALI BERISHËN:

A DO E ÇOJNË DEPUTETËT E TIJ NË GJYKATËN KUSHTETUESE?

〰️〰️〰️〰️〰️〰️〰️〰️〰️〰️〰️〰️

Lajmi në Lajmet e Klan TV:

“Zbardhet akti normativ për monitorimin e çmimeve”

Zbardhet akti normativ për monitorimin e çmimeve të shportës. Akti me fuqinë e ligjit i nxjerrë nga qeveria më 18 Mars ka si objekt përcaktimi i rregullave për transparencën dhe monitorimin e çmimit të disa produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës të krijuar në treg.

Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve për të mos abuzuar me çmimet në treg.

Në rast të mosrespektimit të marzhit të fitimit të vendosur nga Bordi për produktet ushqimore bazë dhe produktet e tjera të lidhura me to subjektet e tregtimit me shumicë të produkteve ushqimore do të gjobiten në masën 10 ( dhjete) milionë Lekë.

Ndërsa subjektet tregtare me pakicë do të gjobiten me masën 2 mln Lekë. Sipas aktit normativ të qeverisë nëse subjektet tregtare të produkteve të shportës përsërisin shkeljet dhe abuzojnë më çmimet atëherë do t’i pezullohet ushtrimi i aktivitetit dhe do i sekuestrohen produktet në gjendje inventari.

Në aktin normativ për përcaktimin e rregullave të transparencës dhe monitorimit të çmimeve të produkteve thuhet se të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhe 3-mujore me qëllim përballimin e situatës së krijuar në treg.