Ilir Levonja: Protesta për plehrat dhe fotot nga qielli

505
Sigal

 

Gazeta Telegraf/ 

Seç ka një qejf në disa webe. Në
lidhje me protestën e djeshme. E quajnë të vakët. Dhe për këtë i ngjeshin ca
foto nga qielli. Ja sa ishin në protestë. Ja sa janë kundër plehrave etj. E
vërteta në fakt është e dhimbshme. Pasi prej kohësh Shqipëria është e kapur.
Dhe e mjera shoqëri civile, sillet si valë e vakët e një populli të arratisur.
Një populli që i gëzohet librezës së antarësisë. Dhe që është kthyer në një
tifozeri asambleshë, në partinë ku aderon. Shqiptarët këtë e pranojnë kudo. Të
dorëzuar, të thonë nuk bëhet ndryshe. E djeshmja në fakt ishte një luftë e
ashpër midis makinerisë së shtetit dhe rrjeteve sociale. Akaunteve personale në
Fb, Instagram, twitter etj. Dominonin plehrat. Jo ato të terrenit…, ato ku i
gjen të kacavjerura. Të vërvitura. Në gorga tymi aq sa gjithçka s’është asgjë
tjetër veç kollë kanceri. Por ato realet, që thyejnë rekordin e kilikimeve. Me
buzëqeshje faqesh të parruara. Me batuta për batutë. Edhe pse mjerimi thyen
kokën në Shpat të Elbasanit. Apo diku në Burrel. Edhe pse i gjithi si popull,
është i nënshtruar përkrahjes sociale. Dje pashë për herë të parë se e poshtër
është masmedia në Shqipëri. Karshi shoqërisë civile. Dhe sa e kapur nga koqet
prej shtetarëve. Një luftë krejt e pabarabartë po se po. Por e tipit buall që
shtyp klikimet e njerëzve të thjeshtë. Kudo asamble, panaire djathi. Apo dhe
denoncime dixhitale etj. Në një apo tjetër mënyrë, përqindjet tregojnë se jemi
popull partish. Popull anëtarë. Dhe si gjithmonë i rreshtuar.

Disa analistë pohojnë se kjo
ndodh edhe për shkak të dasimit të madh midis popullit anëtarë. Dhe atij në
shoqërinë civile, tepër të pasur. Njëra palë e shikon tjetrën nga lart, kurse
tjetra nga poshtë me adhurim. Në fakt është një hendek social i shkaktuar nga
demokracia e tipit shqiptar. Nuk ka si të ketë mirëfilli shoqëri civile, deri
sa nuk ka kontrata pune. Të drejta punësimi. Të drejta sociale minimale. Apo të
tjera kritere që rregullojnë raportin midis punëdhënësit dhe qytetarit. Sa kohë
që do punohet me lekë në dorë. Me teorinë kur të kem do t’i jap etj. Kështu do
vazhdojë. Dhe kjo u pa edhe në atë të që theksova më sipër. Dhunën dhe mjerimin
intelektual të masmedias. Të cilat e kaluan protestën në radhë të tretë. Dhe iu
dedikuan kostumeve, varëseve, jaguarve të asambleve partiake.

 

Nga ana tjetër është një situatë qorrollitje, pasi edhe
pse ka batalione intelektualësh. Apo individësh… nga të dy krahët. Të paktën me
atë mendësinë e njeriut që e shikon njeriun me respekt. Këto kohët e fundit u
shushatën. U mekën. Dhe mblodhën supet pasi bënë të njëjtën luftë, me të
njëjtat armë, me të njëjtit kundërshtarë. Një betejë me mullinjtë e erës.
Këto kohë socialisti, i tha spcialistit, atje në kafe. Se me të vërtetë do
aprovojmë ligjin e plehrave? Po kështu këto kohë, demokrati iu drejtua
demokratit…, aty në kafe. Se me të vërtetë do ta kundërshtojmë ligjin tonë,
ligjin e plehrave.

 

Eshtë një kohë e rëndë për Shqipërinë. Kjo e vakjes së
ndjeshmërisë sociale. Sot përshembull, nga kërkimet, rezultojnë me dhjetra
shoqata, zyra për mbrojtjen e mjedisit. Megjithatë sikur edhe një mini reagim
të kundërt. Të ndjeshëm sadopak. Të vihet re në luginën e Valbonës. Aty ku
flitet se do ndërtohen 30 Hec-e. Kjo është për tu alarmuar vërtetë. Këto ose
janë shoqata fiktive. Ose shoqata nga të diktuara partish. Ose shoqata sharlatanësh
që nxjerrin nga një rrogë mujore. Dhe kjo është akoma më keq. Pasi ekzistenca e
një fryme oponente. Aty konsiderohet vrastare. Kundërshtare që më ka inat mua.
Që nuk është me mua, por me atë. Dhe kjo është vërtetë një thyerje qafe për
Shqipërinë. Shqiptarë, plehrat nuk janë grupi i vakët. Protesta e vakët.
Plehrat janë aksesorët Gucci. Markat Jaguar, Tuareg, etj…,asamblistët e
partive. Tutorët tuaj.