Itali/ Kapet me 15 kg kokainë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

143
Sigal

Policia e Xhenovas ka arrestuar një 26 vjeçar shqiptar për posedim dhe trafik droge. Ai u kap me 15 kilogramë kokainë. 26 vjeçari shqiptar sapo ka pikasur policinë italiane kishte ndryshuar drejtimin e mjetit të tij, gjë që ka krijuar dyshimet tek efektivët italianë.

Në këtë mënyrë, këta të fundit kanë vendosur ndalimin e të riut shqiptar ku pas kontrolleve të imtësishme i është gjetur edhe droga. 26-vjeçari është pikasur nga policia italiane teksa po udhëtonte me makinë dhe pasi hasi në patrullën e policisë italiane, ai u ndoq prej saj bashkë me qenin antidrogë, shkruajnë mediat italiane.

Kur arritën në një nga parkingjet e qytetit qeni shfaqi shenja nervozizmi, duke u shkuar drejt makinës së parkuar e cila rezultoi të ishte të riut shqiptar. Pas kontrolleve ndaj tij dhe makinës u gjetën edhe 15 kilogramë drogë të llojit kokainë.