Artur Sulçe/“Një panoramë e historisë së ekspertëve autoteknik, e kaluara dhe e tashmja ”

908
Sigal

Drejtësia është nëna e shtetit dhe ekspertët janë rrënjët e drejtësisë. Ekspertët profesionist i ka shqetësuar gjithmonë historia e detajuar e ekspertëve. Prandaj ndoshta që në kohët e lashta ekspertët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqëri. Çfarë mund të ndodhte në antikitet nëse dy makina do të përplaseshin? Sigurisht asnjë llogaritje nuk është bërë, por ekspertët teknik  janë pyetur nga juristët për të parë nëse ishte gabim i një karrocieri apo zejtari kishte bërë gabim gjatë prodhimit të makinës(karrocës). Nëse njerëz të rëndësishëm udhëtonin në makinë dhe plagoseshin ata konsultoheshin me orakullin, nëse ishte vullnet hyjnor apo fati të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në vërtetimin e ngjarjes. Kjo metodë është provuar në mesjetë “ provat më të vështira – ekspertët në nivelin më të lartë”, “eksperti në kohën e torturës”. Pozita e ekspertit në kohën e inkuizicionit kishte një etik të ulët. Me ardhjen e shkencës gjithçka ndryshoi (Lajbnici , Njutoni në 1700). Papritmas çdo gjë u duk e parashikueshme  e shpjegueshme dhe mekanike si  edhe vullneti hyjnor. Në 150 vjetët e ardhshme shkencat duke pasur opozicione u ndan në shkenca natyrore dhe shkenca humane, se fundmi dhe dy kulturat e ndryshme ndanin pikëpamje të ndryshme ajo e Darvinizmit dhe ajo projektimit inteligjent. Shkenca ka qenë dhe është  deri sot jo në luftë me inteligjencën njerëzore të pritura të dyja  në një vijë të drejtë. Distanca e sigurisë midis mjeteve që lëvizin njëri pas tjetrit është një shembull i thjeshtë, nga  matematika është më komplekse me  rregulla  të cilat janë të ndërvarura nga disa faktorë, ku distanca e sigurisë është sa katrori i të dhjetave të shpejtësisë së zotëruar, apo në rast mjegulle shpejtësia e lëvizjes së mjetit nuk duhet të jetë më shumë se gjysma e distancës së dukshmërisë. Në realitet  zakonisht  ekzistojnë marrëdhënie për më tepër lineare: Së pari  nuk ndodh asgjë me arritjen e një vlere të caktuar  dhe ndërprerjen e saj  më pas. Si shembull i thjeshtë mund të merret parakolpi i prodhuar në SHBA, i një makine i cili me shpejtësinë 8 km/h ka vetëm deformime elastike, pra kthim në gjendjen e mëparshme. Me prodhimin e kompjuterëve modern  mund të llogariten jo vetëm varësitë lineare, por edhe ato jolinare dhe hedhjet, llogaritja e forcave bëhej vetëm në zonën  lineare ndërsa sot llogaritet dhe forca e thyerjes. Modelet matematikore  të përdorur deri tani në industrinë që disa ekspertë  argumentojnë për ti hedhur poshtë nga testet me preproduksion. Kostoja për modelet matematikore është e madhe dhe ka nevojë për kompjutera të fuqishëm për të marrë rezultate të besueshme. Përparimet e njeriut nuk janë lineare, por eksponenciale. Studimet kanë treguar se dituria e njeriut dyfishohet çdo tre vjet. Kjo njohuri e re kërkon të merret në konsideratë  me përshtatjen e vazhdueshme të modeleve kompjuterike me shpenzimet gjithnjë në rritje në  arsim, në mënyrë që të mos ketë disbalanca midis tyre. Megjithatë e shoqëruar me këtë është një distancë e mëtejshme  nga të menduarit tonë normal. Kjo do të thotë se eksperti i cili përdor metoda të avancuara në shumë procese, krijon një vështirësi konceptuale për avokatet e gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët e kanë shumë të vështirë për ta kuptuar, dhe krijojnë një mosbesim  dhe mohim në raste të caktuara. Eksperti faktet dhe shkaqet themelore duhet ti shpjegojë në mënyrë të thjeshte dhe të kuptueshme. Llogaritjet e ndërlikuara duhet ti citoj si të ndërlikuara dhe të bëjë shpjegimin. Kohët e fundit  ka një tendencë në rritje që të jepen dhe llogaritjet e komplikuara si edhe ato grafike dhe simulimet. Ky proces shkon nën profilin e argëtimit. Në animacion jepen në tredimensional ngjarja. Bota jonë është gjithmonë e komplikuar dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mos na rrëshqasë bota nën këmbë. Vërejtjet e mësipërme tregojnë kërkesat specifike për ekspertët që merren me rindërtimin e aksidenteve sidomos nëse ata janë aktivë dhe shkencor. Kërkesat janë shumë të larta si profesionalisht dhe personalisht  në krahasim me ndonjë profesion tjetër inxhinierik. Në rast se dëshironi një ekspert për të përmbushur kërkesat, rezultati është një kosto shumë e lartë financiare, të cilat domosdoshmërisht duhet të pasqyrohet në shpërblimin. Ajo që duhet që të mbahet mend se  formimi i njohurive Analiza e Aksidenteve/ Rindërtim i Aksidenteve  është e provuar se është një fushë shumë e veçantë. Gjetjet në industrinë e makinave mund të përgjithësohen vetëm në një masë të vogël. Prandaj janë shumë të shtrenjta hetimet e vërteta dhe puna kërkimore shkencore e ekspertit. Nga eksperienca kemi vënë re se prodhuesit e makinave japin gjithmonë dhe me pak informacion për produktin për  shkak të detyrimit të mundshëm gjyqësor.

2- Llojet  e  ekspertëve

Aktualisht në vendin tonë nuk ka rregulla uniforme se si ju duhet të jeni një ekspert (CV), dhe çfarë është një ekspert. Në thelb, ajo që është e nevojshme për ekspertin është që ai duhet të jetë  shumë më tej se karriera e tij e nevojshme si inxhinier  dhe të ketë  njohuri  të paanshme dhe ti  ofroj besueshmëri  publikut. Vetëm njohuritë e mira të punës nuk e bëjnë një ekspertë të mirë, por duhet dhe integriteti i lartë moral i tij. Një person mund të përdori  njohuritë e tija të veçanta teknike për veprat penale. Pra është veçanërisht e rëndësishme çështja e përshtatshmërisë personale, dhe kjo është një fushë e vështirë.  Në çdo këndvështrim që ta shihni këtë problem është mirë t’ju kujtojmë disa dobësi të dukshme në sisteme të ndryshme.

Në disa vende të Evropës Perëndimore, sistemi ka emërimin dhe betimin në publik, ose paralelisht me sistemin e certifikimit, në përputhje me standardet evropiane zbatohet si një mjet i provuar.  Në Europë ka kontroll të cilësisë, dhe për këtë shkak ka dhe kritere të sakta dhe të qarta të rregulluara me mjete juridike. Kërkesat për t’u licencuar si  ekspert, testimi etj,  aktualisht janë të publikuara dhe përmbledhura në tabelën A1.1.

Zgjedhja e ekspertëve në Shqipëri bëhet pa merita

Sipas profesionalistëve të kësaj fushe në vendin tonë dhe në Evropë afrimi në aktivitetin që do trajtohet si ekspert në vend relativisht është i hapur,  kur plotëson kërkesat seleksionuese për të ushtruar këtë profesion. Të ardhurit duhet të kenë mundësi të mira dhe promovimi i konkurrencës duhet rregulluar në mënyrë pozitive. P.sh në Gjermani është e vështirë që të përzgjedh  një gjyqtar,  apo një prokuror një ekspert pa CV dhe pa kualifikimin e nevojshëm.  Kurse në vendin tonë dhe kur Gjykata e Lartë shprehet për një grup ekspertësh të cilët nuk plotësojnë kriteret për këtë veprimtari prokurorët klientelist si edhe ata të nivelit të këtyre ekspertëve i zgjedhin përsëri për të kryer këtë detyrë. Ndonjëherë është e mjaftueshme që eksperti i licencuar me CV e kualifikimet e  nevojshme tija dërgoj gjykatës këto dokumente në mënyrë që të gjej punë.  Një ekspert i klasit të lartë me ekspertizë të nivelit të lartë me siguri mund të ndodhë kundër një sharlatani ose pseudo-eksperti  i përzgjedhur rëndomtë në vendin tonë nga organi akuzës për shkak të njohjeve klienteliste apo dhe interesave ekonomike të ngushta pa pyetur për kualifikimin e nevojshëm. Ky pseudo-ekspert  vendoset si pengesë e krijuar nga interesat e ngushta të lidhjes klienteliste dhe interesave ekonomike me organin e akuzës dhe sidomos me pjesën e vjetër, por që vazhdojnë akoma duke e parë personin nën hetim si kavje. Pas shqyrtimit gjyqësor ekspertiza e profesionistit apo ekspertit me kompetencë profesionale  dhe të licencuar dhe i thirrur nga gjykata është e padiskutueshme përballë një pseudo-eksperti të thirrur nga organi i akuzës i cili në sistemin tonë gjyqësor shumë rrallë vendoset në ballafaqim. Pra një ekspert me kompetencë profesionale arrin të dalloj pseudo-ekspertizat e kryera nga këta lloj ekspertësh. Po kështu në ditët e sotme bashkëpunimi i pseudo-ekspertëve me persona të veçantë të organit të akuzës për përfitime në dëmet shëndetësore në sigurime ka sjellë dhe një çoroditje tek kompanitë e sigurimeve të cilat si palë në interes  lajmërohen vetëm në fund kur ju shkon fatura e pagesës ose fleta e gjyqit pasi është mbyllur zgjidhja juridike midis këtyre sharlatanëve, të cilët nuk kanë as kompetencë minimale profesionale që të ushtrojnë këtë aktivitet, por mbështeten nga mbeturinat e sistemit të kaluar të cilat militojnë akoma në sistemin e akuzës.  Në vendet e Evropës Lindore ekspertët e kësaj fushe licencohen dhe ushtrojnë këtë profesion pasi kanë mbaruar studimet pasuniversitare në Inxhinierin Mekanike kurs tre mujor dhe pasi kanë kaluar me sukses testimin. Gjykatat janë të udhëzuara për të thirrur këta profesionistë për ekspertiza. Në këtë sistem edhe pse dizajni i CV është i rregulluar mire dhe me cilësi të lartë përsëri vazhdojnë kurset e trajnimit. Një shqetësim i madh është mungesa e kontrollit të cilësisë së ekspertizave. Ekspertiza vështirë të sfidohet me sukses, ekzistojnë gjithashtu ekspertiza të motivuara politikisht të cilat krijojnë raporte të rreme. Gjithashtu ushtrimi i aktivitetit të ekspertit  nuk janë të varur vetëm nga kualifikimet akademike. Në veçanti kërkesat janë vënë që në fillim. Sistemi i USA është ndryshe dhe është si ligji anglo-sakson. Nuk ka rregulla strikte të pranimit, kështu që nuk ka kufizime në konkurrencë,  por ka forma të ndryshme vetërregullimi. Për cilësinë e ekspertëve dhe mendimin e tyre, ofron tashmë sistem të përbashkët të ligjit në mënyrë jashtëzakonisht të mprehtë.  Në procedurat penale dhe civile përdoret njëra CV në njërën anë dhe një CV në anën tjetër. Gjithashtu, ekziston një vendim i gjykatës së lartë sipas të cilës një CV, e cila për shkak të një ekspertize të rreme  duke e bërë procesin të padobishëm kjo CV nuk duhet pranuar me në sistemin gjyqësor. Këto instrumente shërbejnë si gijotinë. Por në Evropë kjo mund të jetë krejtësisht e qartë se çfarë është një ekspert dhe kjo është diskutuar në detaje shumë të imta. Fushat dhe puna e ekspertëve është përmbledhur në tabelat A1.2 dhe A1.3.