Altin Goxhaj: Rroftë komunizmi! Diversantët e Sorosit e përdorën protestën që Rama të kapë çdo biznes

262
Sigal

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me protestat që po mbahen në vendin tonë pas rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve të shportës. Goxhaj shprehet se diversantët e Sorosit po përdorin protestën për të komunistizuar dhe kapur çdo bizes nga Rama. Më tej avokati shton se Rama nxori akte të paligjshme për të vendosur çmime fikse në treg si dhe të kontrollojë marzhin e fitimit të çdo biznesi të shitjes me pakicë dhe shumicë të produkteve që ndikohen nga kriza.

Për rrjedhojë, Goxhaj thekson se kjo kompetencë e paligjshme e ktheu Shtetin në bashkadministrator të çdo biznesi!

Postimi i plotë i Goxhajt:

“RROFTË KOMUNIZMI! 2022 SI 1946!” Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu (Levizja AntiSoros Për Shqipërinë) JA SI U PËRDOR NGA DIVERSANTËT E SOROS PROTESTA PËR TË KOMUNISTIZUAR DHE KAPUR NGA RAMA ÇDO BIZNES! Është normale që një armik i shqiptarëve si Rama të nxirrte akte të paligjshme për të vendos çmime fikse në treg madje edhe të kontrollojë marzhin e fitimit të çdo biznesi të shitjes me pakicë dhe shumicë të produkteve që ndikohen nga kriza! Automatikisht kjo kompetencë e paligjshme e ktheu Shtetin në bashkëadministrator të çdo biznesi! Ky quhet ndryshe administrim shtetëror i biznesit, që është veç një hap larg Shtetëzimit Komunist. Kjo ka ndodh në 1946! E dimë si vazhdoi deri në 1990! Kujtoni filmin “Përballimi” (ngjarjet zhvillohen në 1946) ku jo vetëm shteti përcaktonte çmimin por edhe marzhin e fitimit! Me propagandë dhe policë, tatimorë, policë dhe komisarë! Kjo masë komuniste e Qeverisë e pandodhur absolutisht në asnjë vend të botës përveç Koresë së Veriut, Kubës, Venezuelës pra 3 vende të mjera komuniste! (Kjo s’po ndodh as në Ukrainë që janë në gjëndje lufte!) Puna është se Tiku dhe Pano të Soros dje këtë Masë Komunistizimi e quajtën përballë 2 zvministrave që u çoi Rama (për ti faktorizuar edhe më) tek Zonë e Lirë: “SI MASA TË PAMJAFTUESHME” sepse “duhen marrë më shumë masa që të arrijmë atë që kemi vënë qëllim në protestë: MIRËQEVERISJEN NGA RAMA”.

Në fakt ky është edhe misioni i Axhendës Globaliste të po aplikon Soros në Shqipëri (drejt “The Great Resetit” në variantin bolshevik shqiptar):

1. Shteti të marrë nën kontroll çdo biznes me qëllim për ti falimentuar masivisht dhe dhënie kontrolli absolut krijimit të monopoleve ku kompanitë e mëdha (të gjitha pranë Ramës) do ti shkelin me këmbë të vegjëlit duke i zhbërë dhe proletarizuar (por në pritje se as punë s’do kenë deri sa të proletarizohen si emigrantë të dëbuar nga vendi amë)!

2. Qytetarët të mësohen si në 1946 me realitetin e ri që shteti i ka nën kontroll absolut qytetarët madje të futet edhe administrimin e bizneseve të tyre si Kollovar!

3. Pas kapjes absolute të Shtetit (qeverisjes qëndrore dhe lokale), Drejtësisë, Shoqërisë Civile dhe kontrollit mbi shumicën dërrmuese të mediave, tashmë kapet edhe biznesi i çdo shqiptari!!!

Tiku i Soros mund të shfajësohet sa për sy e faqe si injorant i ekonomisë, por Pano i Nismës që prezantohet si ekonomist i madh është pambrojtshëm as për sy e faqe! Gjths Panon do e ndiqni këtë javë si çdo javë me emsionin e tij elektoral të Nismës tek Syri TV (platforma televizive e PD së rithemeluar) me e-misionin e tij për komunistizimin e ekonomisë së Shqipërisë! P.s. Ju që më thoni mua mos përçaj protestën ju kujtoj që unë kam kërkuar çdo ditë radikalizimin e kërkesave të saj (duhesh kërkuar që të shtunën e kaluar Rrëzimi i Ramës) jo reduktimin e kërkesave nga BOLL NA VODHËT që mbushi sheshet, në “ULE PAK KËTË TAKSËN, NGRIJE PAK LËMOSHËN” që zbrazi sheshet dhe rrugët! Sepse nuk mund të dëmtosh Ramën me paratë e atyre që mbajnë Ramën në pushtet: Fondacioni Soros! Veç mund ta ndihmosh.. ashtu siç po ndodh!!! Ky është fakt pavarësisht intepretimeve!