Presidenti rus përgatit qytetin antiberthamor në Siberi, sinjal ky se Putini mund të shtypë butonat

162
Sigal

Media të ndryshme britanike dhe amerikane i mëshojnë faktit se presidenti rus mund të urdhërojë sulme berthamore, çka do të thotë se Bota futet në luftën e III-të, ku dihet fillimi por fundi do të jetë që njerëzimi duhet ta fillojë nga epoka e gurit!

Vladimir Putin ka tronditur zyrtarët e Kremlinit duke urdhëruar një stërvitje evakuimi të luftës bërthamore në mes të tensionit akut me Perëndimin, ka pohuar një burim, raporton media britanike “The Mirror”.

Në një postim të fundit, kanali General SVR tha se figurat e larta politike ruse “u paralajmëruan në emër të presidentit se, ndoshta në të ardhmen e afërt, ata do të marrin pjesë në praktikimin e evakuimit në rast të një lufte bërthamore”.

“Të gjithë ata që u kontaktuan me këtë paralajmërim ishin të befasuar dhe të shqetësuar për këtë iniciativë të Presidentit. Por të gjithë, pa përjashtim, konfirmuan gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë”.

Raportet e intelegjencës thanë se Putin kishte zhvendosur anëtarë të familjes së tij të ngushtë në një bunker nëntokësor të teknologjisë së lartë në malet Altai të Siberisë.

Shkencëtari politik Valery Solovey, 61 vjeç, i lidhur me kanalin Telegram, tha në fillim të këtij muaji: “Në fakt nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me shkencën dhe teknologjinë më të fundit. Po hyre aty ka filluar lufta berthamore”.

Ai paralajmëroi të keqen e madhe që mund ti ndodh botës: “Shpresoj se kjo do të thotë diçka për ju? Që Presidenti dërgon familjen e tij në këtë bunker.”- tha ai duke njoftuar se gjithçka mund të pritet nëse nuk gjendet marrëveshje për Ukrainën.

Ndërkohë sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se është gati të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të tretë Botërore”.

“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha Zelensky për Fareed Zakaria të CNN.

“Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave, ne po humbasim njerëz të pafajshëm në terren”, tha ai.