Agostin Marku: Parlament për numra dhe jo për vlera

657
Në këto kushte parlamenti i ardhshëm, si në marrtë pjesë apo jo opozita në zgjedhje, do të jetë thjesht parlamenti i numrave dhe, fatkeqësisht, jo i vlerave.

– Filozofia nga janë nisur liderët të ndërtojnë listat janë; besnikëria ndaj liderit, mosnjohja e detyrës së deputetit dhe aftësia për të kuvenduar për atë që kërkohet, pra për të bërë ligje, por angazhimi për të ngritur dorën dhe për të dhënë bekimin për çfarë thotë lideri në parlament.

– Si mund të quhet arritje nga liderët e subjekteve politikë, se lista e një qarku ka moshën mesatarë p.sh 30 vjeç kur kriteri ndër më kryesorët në një kuvend është pjekuria profesionalë e politike 
Në momentin e fundit të afatit ligjor Partitë politikë u turrën të shpallin ekipet “fituese”. Gjithsecili deklaronte në mënyrë triumfuese se ka listën më të gjetur, më profesionalë, më potencialë në drejtim të përvetësimit dhe hulumtimit shkencor, më përfaqësues e më një reputacion të padiskutueshëm në elektorat. Aq triumfatorë u treguan liderët, sa që edhe vetë ndonjë kandidat, madje nga ato më të devotshmit, nuk do t’i ketë besuar CV-së që ka deklaruar, kur ka dëgjuar liderin të flasë për të. Apo siç ndodhi në një qark, që një kandidat në listën e një subjekti, shprehu habi se si emri tij ndodhët ne listën e një tjetër subjekti politik. Në fakt nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur Kushtetuta u kthye përmbys brenda një natë, që vetëm e vetëm dy liderët e forcave të mëdha politikë të kenë kontrollin e plotë brenda forcave të tyre politikë që të lajnë hesapet ose të nënshtrojnë intelektualët në skenën politikë për të pasur më të lehtë qeverisjen në ekzekutiv pavarësisht rotacionit politik. Që në fillim të herës, dua të kërkoj mirëkuptimin e atyre që janë në lista të subjekteve politikë, që nuk kam asnjë gjë për gjithsecilin nga ata, sepse gjithsecili prej tyre ka CV për aq sa ka punuar e kontribuar, pa i prishur asnjë punë as autorit të këtij shkrimi, por besojmë, as ndonjë personi tjetër. Ashtu siç çdo njëri prej tyre besoj, se është ndjerë në siklet kur lideri tyre politik i ka shpallur si më të mirët e familjes, lagjes, fshatit, qytetit, qarkut, partisë, shoqërisë, profesionit dhe njeriut politik, pavarësisht se shoqëria ka më shumicë si ata apo më të mirë se ato. Filozofia nga janë nisur liderët të ndërtojnë listat janë; besnikëria ndaj liderit, mosnjohja e detyrës së deputetit dhe aftësia për të kuvenduar për atë që kërkohet pra për të bërë ligje por angazhimi për të ngritur dorën dhe për të dhënë bekimin për çfarë thotë lideri në parlament. Liderët politikë në vendet demokratikë kur ndërtojnë listat për në parlament i rendisin sidomos nga gjysma për në fundin e listës në mënyrë të tillë që të vendosin figurat politikë apo publikë më me reputacion në rajon që të marrin maksimumin e mundshëm të votave. 

Si mund të ndodhë kështu në Shqipëri kur listat mbetën top sekret deri në momentin kur është sekonda e fundit ligjorë. Dikur dhe jo shumë larg, por para vitit 2008, kur u përmbys kushtetuta të cilën po e vuan gjithë sistemi sotëm politik, kandidatët ishin në një ballafaqim serioz në opinionin politik nëpërmjet debateve dhe votëbesimit në strukturat bazë të çdo subjekti politik dhe si e tillë çdo subjekt në fazën finalë kishte të situr çdo produkt dukë bërë të mundur të nxjerrë kandidatët nga më potencialet brenda brumit të saj. Kjo jo vetëm që rriste konkurrencën brenda subjektit por dhe ndërmjet subjekteve për të dominuar për kandidatë më të mirët, për të lehtësuar konkurrimin dhe synuar fitoren e betejës më epërsitë e kandidatit. Si mund të quhet arritje nga liderët e subjekteve politikë, se lista e një qarku ka moshën mesatarë p.sh 30 vjeç kur kriteri ndër më kryesorët në një kuvend është pjekuria profesionalë e politike dhe janë të rrallë ata parlamente në botën demokratike, ku mund të ketë deputet nën moshën 30 vjeç dhe jo siç ndodh këtu tek ne që në lista ka dhe nga ato që janë në moshë 20 vjeç pra, në vitin e parë apo të dytë të shkollës së lartë. Mes kandidatëve ka edhe me shtatë klasë shkollë, pa përvojë politike, me profesione si shoferë, parukierë e teknikë. Prezantohen kandidatët për deputet me ceremoni madhështore, me këngë dhe spektakël. Liderët me pompozitet deklarojnë gjatë prezantimit se janë më të mirët. Të dhënat e kandidatëve tregojnë tjetër gjë e në radhitje deri në vende të sigurta në listën e kandidimit dhe të zgjedhjes deputet. Në deklarimet e tyre tregojnë se kanë punuar shofer, se janë biznesmen me shkollë të mesme. Modele të larmishme CV, si radist, punonjës pastrimi, parukier, teknik pulti, pa profesion dhe pa përvojë pune në jetë, dhe kandidat deri me arsim shtatë vjeçar bazë sot në shekullin e teknologjisë! Për të vazhduar më tej në vazhdim të shkollës së lartë, më shkollë të mbaruar jashtë shtetit por të pa diplomuar, më juristë që e kanë filluar shkollën në moshën mbi 35 vjeç apo që kanë mbaruar shkollën e lartë dhe nuk njohin as një shok në shkollën e mesme. E pafalshme gjithashtu kur në lista figurojnë persona të dënuar për vepra të ndryshme penalë. Ligji dekriminalizimit i detyron ta deklarojnë por nuk i penalizon nga kandidimi. Kjo është ana ligjore. Po morali i forcës politikë që i kandidon ku qëndron në këtë rast? Për më keq akoma që pjesa dërmuese e subjekteve në lista kanë emra, të cilët janë nga një rreth familjar, pasi nuk i pranon kush të jetë kandidat duke e konsideruar si diçka të rëndomtë e të pa vlerë ketë gjë. E pra kemi të bëjmë më deputet që ka të bëjë më përfaqësimin në institucionin më të lartë përfaqësues që është kuvendi. E kur ndodh kjo çfarë duhet të presësh nga sistemi politik aktual ne Shqipëri? Shumica e tyre thonë se nuk kanë përvojë politike, por të gjithë synojnë në nivelin më të lartë të politikës, në parlament dhe aty ku bëhet politikë, ku miratohen ligje, ku zgjidhet Presidenti dhe ndryshohet Kushtetuta! Bëhen reforma të mëdha integruese etj etj. Dhe gjithë ditën nga dy krahët e politikës ka distancim nga periudha e para 90-ës dhe në këtë pikë janë më keq se ajo kohë që në fakt sa për kujtesë kur në parlament kishte me detyrim komisar politik, mjelëse, teknik, minator, sportist, artist, rapsod etj. E kështu parlamenti përfaqësonte gjithë popullin! E pra sot jemi në demokraci por mentaliteti mbetët i njëjtë. Bilës kapërcehet për keq edhe periudha e viteve 1992-2005 kur në fakt parlamenti kishte cilësi shumë të lartë në të gjitha drejtimet. Në fakt pas atij ndryshimi të kushtetutës në 2008, Partitë kanë shpikur rregulla e udhëzime për të shmangur nga kandidimi figurat, për të mos lejuar të hyjnë në politikë njerëzit e dijes dhe ata që politikën e kanë profesion. Në këto lista na ofrojnë deputetë sa për kartonë, numra pa gojë, pa CV, por vetëm më një cilësi që në fakt nuk e kanë pasur ata të 1992-2005, të fortë nga muskujt, paratë dhe lidhjet më lidershipin e subjekteve politikë. Në fakt kjo kategori nuk e dinë dhe as nuk kanë si ta dinë se politika nuk është pazar, nuk është ultimatum por është mision, alternativë, përgjegjësi, ide, debat, shërbim pse jo dhe konsensus që i mungon kësaj politikës sonë. Kështu s’na mbetët tjetër vetëm të themi rroftë parlamenti numrave e kartonëve dhe i kryetarëve të partive politike të këtij sistemi të kalbur politik në Shqipëri. Për sa kohë të kemi këtë model përzgjedhje e përfaqësimi në tempullin më të lartë të demokracisë do të dëgjojmë edhe kryetarët e partive që për mos zhvillimin e vendit të justifikojnë të kaluarën sikur rëndomtë i kemi dëgjuar të deklarojnë humbëm 15, 20, 25 vjet e kështu me radhë 30 ……. Në këto kushte parlamenti i ardhshëm si në marrtë pjesë apo jo opozita në zgjedhje do të jetë thjeshtë parlamenti numrave dhe fatkeqësisht jo i vlerave.
Sigal