Ëngjëll Musai: Si e ktheu FBI Ramën nga peshkatar në peshk të madh  

166
Sigal

Ëngjëll Musai
Drejtor i Gazetës ‘Telegraf’

Mënyrë e menaxhimit të politikës, mënyrë për të vënë nën kontroll biznesin, mediat, shoqërinë civile dhe së fundmi edhe gjyqësorin. Mekanizmi kryesor për të bërë pis politikën e jashtme, atë rajonale, dhe komprometuar ndërkombëtarët në funksion vetëm të forcimit të pushtetit personal e klientelist të “Peshkatarit” që FBI e kthehu në “Peshk të madh”.

01

Etja për para dhe një jetë të shfrenuar ka bërë që ish agjenti special  i FBI-së dhe padyshim një nga më profesinistët më me emër në botë Charles McGonigal, të bëhet lajmi i ditës jo vetëm në SHBA, Shqipëri dhe Ballkan, por kudo në Botë. Edhe pse ish-kreu i Kundërzbulimit dhe i Sulmeve Kibernetike të FBI-së shqeu rrjetën e peshkatarit Rama. Ai nuk mundi t’i shpëtonte grepit të institucioneve amerikane, të cilat funksionojnë me mekanizma të shumfishtë mbrojtjeje dhe kontrolli, si në sistemin horizontal, ashtu edhe atë vertikal të dubluar, (lart-posht dhe posht-lart). Sigurisht që unë nuk kam ndërmend të marrë përsipër rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqësorit amerikan, pasi edhe po të doja, nuk do ta kisha dot aftësinë, që të analizoja me profesionalizëm, atë që di ta bëjë vetëm sistemi amerikan, të cilët ndryshe nga “Reforma në Drejtësi” e Shqipërisë, e kanë organizuar zbulimin, hetimin dhe gjykimin sipas parimeve: Amerika mbi gjithçka, dhe kush kërkon të ndyjë institucionet e ndërtuara mbi bazën e Kushtetutës dhe përçajë SHBA-të, do të marrë ndëshkimin e merituar, ashtu sikurse i takon një tradhëtari të Kombit. I theksoj këto dy momente pasi fillimi i hetimeve gjithëpërfshirëse nga vetë FBI, Gjykata amerikane dhe Kongresi i SHBA-ve, tregon se sa e rëndë është situata dhe sa i rëndësishëm është ky hetim për vetë FBI-në e cila pas këtij skandali jo vetëm ka prekur reputacionin e këtij institucioni në SHBA, por hedh hije të rënda dyshimesh se sa thellë shkon ky skandal, që sipas Washington Post, ka një  marrëveshje të paligjshme në Shqipëri gjatë takimeve me Kryeministrin Edi Rama dhe oligarkun rus Oleg Deripaska. Madje ky skandal ka krijuar një çarje të madhe në radhët e FBI-së, pasi nuk dihet se deri ku është futur infiltrimi i agjenturave të huaja kryesisht ruse dhe kineze! Të mos harrojmë që funksionari më i rëndësishëm i FBI-së ka hetuar dyshimet për lidhjet dhe ndikimin rus gjatë zgjedhjes së ish-Presidentit Trump dhe imailet e ish-kandidates për Presidente të SHBA-ve Znj.Klinton. A ishin rastësi deklaratat e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në mediat amerikane, angleze dhe kudo ku i jepej mundësia, duke ndërhyrë në zgjedhjet Presidenciale dhe duke e cilësuar Donald Trump, se do ishte e keqja e botës, nëse ai fiton !! Ishin thjesht një rastësi apo e nxitur nga qarqe të caktuara, pasi ndërhyrja në zgjedhjet e SHBA-ve nga të huajt, brënda territorit amerikan është kategorikisht e ndaluar. Atëherë kush ia jepte këtë garanci z.Rama?! Ja jepte Drejtori i Kundërzbulimin dhe Hetimeve Kriminale e Kibernetike? Apo ishte detyrim i oligarkisë ruse me mëkëmbësit e Putinit në Tiranë?! Gjatë fjalimit të tij në parlamentin shqiptar ish-deputeti Ben Blushi më 27 janar 2017 pati deklaruar se: Kryeministri Rama u përdor në fushatën presidenciale të SHBA, si një njeri i marrë me qira, dhe pasojat do i vuajë Shqipëria dhe shqiptarët. Ishte pikërisht koha kur qeveria shqiptare votoi një rezolutë që ishte kundër interesit amerikan edhe pse NATO dhe SHBA i kanë kërkuar të mos e votojë atë. Po si ka mundësi që ndodh skandali 80 mijë USD i fotos së Ramës me Obamën dhe sekseri i fotografisë, një taksixhi i quajtur Bilal Shehu, dënohet me 1 vit burg në SHBA duke pranuar zyrtarisht përpara drejtësisë amerikane se ka bërë lobim për mbledhjen e parave për fushatën e Barak Obamës dhe blerjen e një fotoje të kryeministrit Rama me Obamën, pavarësisht se paratë ua kishte dhënë F.Muça, sipas të njëjtit model të Gonit me McGonigalin. Ndaj sot jemi para faktit që akuzat e ngritura kundër McGonigal kanë tronditur qarqet e ngushta të zbatimit të ligjit federal, ku emri i kryeministrit Rama përmëndet plot 14 herë. Por ato paraqesin gjithashtu dhe implikime më të gjera të sigurisë me pasoja politike, ndaj nuk është rastësi edhe kontrolli pa paralajmërim i banesave të dy presidentëve Trump dhe Biden. Ndaj hetimet po shtrihen jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri, pasi krijimi i klaneve ku po kontrollohen presidentët amerikanë  hedhin hije dyshimi se lobingu rus, pagesat e majme, krijimi i ndërrmarjeve fitimprurëse ka shtrirë kthetrat deri tek zyrtarët e FBI-së, duke përdorur vendin tonë si strehë dhe vetë kryeministrin Rama si ndërmjetës në këto takime. Në lidhje me këto çka theksuam më sipër më 2 shkurt 2023, senatori Richard J. Durbin (D-Ill.), Kryetar i Komitetit Gjyqësor të Senatit, i quajti akuzat “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe pyeti nëse aktivitetet e McGonigal mund të kenë komprometuar kundërzbulimin dhe hetimet kriminale, duke përfshirë Oleg Deripaskën dhe hetimin e FBI-së për lidhjet e mundshme të Trump me Rusinë?!

“Shkarkimi i Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror Elidon Bendo të cilit nuk ju lejua as të futej në ambjentet e SHISH, sapo erdhi nga trajnimi në SHBA dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, besojë se nuk janë pa lidhje. Deklarata e diplomacisë amerikane ,e cila ishte kundër shkarkimit, hedh hije se ata kanë pasur informacione të detajuara në lidhje me skandalin McGonigal-Rama dhe lidhjet me oligarkët rus dhe ata të Tiranës.”

 

02

FBI, si po e kthen Ramën nga ‘peshkatar në peshk të madh’ bashkë me cirongat e oligarkisë së Tiranës

Qytetarët në shumicë shpresuan më kot tek “Reforma në Drejtësi” edhe pse produkti i saj dihej dhe atë e kishte paralajmëruar Komisioni i Venecias, i cili pat theksuar se po u ndërhy gjatë rrugës dhe po u prekën kolonat e kësaj reforme, drejtësinë në Shqipëri e pret dështimi i sigurt. Shqiptarët  e mbështetën krijimin e SPAK-ut, madje edhe disa nga vendimet, por i konsiderojnë të pamjaftueshme veprimet e tij. Po merren me cironkat që po bien vetë  në rrjetë, si puna e pastrueses, drejtoreshës që bënte sekseren e AZHBR-së, zyrtarëve të ministrisë së Financave që i zbuloi banka, apo trafikantes së drogës që lëviste me dokumentat e AKSHI-t! Po peshqit e mëdhenj e veçanërisht, peshkaqenët, a do të kapen? Dhe, kur do të ndodhë kjo? Pikërisht atë që nuk bëri SPAK dhe “Drejtësia e Re Politike” e KPA-së me ish-Prokuroren e Përgjithshshme Ina Rama, të dështuar dhe të kritikuar nga të gjitha raportet e BE, Antimafias italiane dhe DASH, ish-zv/ministrin politik të Drejtësisë së PS, Sokol Çomo, ish-mësuesen e diplomuar për Filozofinë Marksiste-Leniniste Mimoza Pano (Tasi) po e bën FBI, një nga institucionet më prestigjoze në botë. FBI  duke ditur se cili është produkti i treshes së KPA-së në Shqipëri, i nisi vetë hetimet për të pastruar në radhë të parë vetveten dhe për të çuar para drejtësisë cilindo që ka guxuar të kompromentojë imazhin e saj, duke paguar para dhe duke u vënë në shërbim të oligarkisë ruse, që është ulur këmbëkryq në tavolinën e Tiranës zyrtare. Dhe me sa duket peshkatari që kishte në dorë grepin e peshkimit, ra në rrjetën e oqeantit Atlantik të FBI-së, duke e kthyer në Peshk apo Peshkaqen të madh. Burime të besueshme konfirmojnë se FBI ka kohë që ka zbarkuar në Tiranë dhe në Ballkan për të pyetur për detaje, persona të përfshirë direkt ose indirekt në këtë skandal korruptiv dhe përçarës për kombin amerikan, të nxitur nga oligarkia ruse dhe kapot e qeverive të Tiranës dhe Beogradit, edhe pse ishin në dijeni për sanksionet e SHBA-ve kundër mbështetësve të Putinit. Ka raportime se në Shqipëri janë intervistuar biznesmenë të rëndësishëm, për takimet e bëra, paratë e dhëna, kush ua ka kërkuar dhe në këmbim të cilit shërbim. Edhe ndalimet e kohëve të fundit të anijeve me tonelata naftë të nisura nga Rusia, janë pjesë e këtij aksioni të FBI-së për t’i prerë rrugën parave të oligarkisë ruse, që ushqente zyrtarët shqiptar, serb, ish-drejtuesin e Kundërzbulimit McGonigal dhe shërbëtorët e tij, këshilltar të ish-peshkatarit. Në lidhje me këto hetime profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço u shpreh se: “Jam në dijeni se aktualisht në Shqipëri kanë ardhur dy ose më shumë agjentë të FBI-së, të cilët po intervistojnë sidomos biznesmenët shqiptarë, të cilët ai ka pasur kontakt në të kaluarën dhe se është një listë e gjatë e personave që është hartuar së bashku me disa informatorë të FBI-së gjatë gjithë kohës që ai është mbajtur në vëzhgim. Ata kanë parë se kë ka takuar dhe tani po intervistojnë”.

“Po si ka mundësi që ndodh skandali 80 mijë USD i fotos së Ramës me Obamën dhe sekseri i fotografisë, një taksixhi i quajtur Bilal Shehu, dënohet me 1 vit burg në SHBA duke pranuar zyrtarisht përpara drejtësisë amerikane se ka bërë lobim për mbledhjen e parave për fushatën e Barak Obamës dhe blerjen e një fotoje të kryeministrit Rama me Obamën.”

03

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford ka komentuar skandalin McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjen e drejtësisë amerikane në lidhje me këtë çështje:

Duhet të bëjmë investigimin nëse vërtetë një anëtar i FBI –së ka ardhur këtu dhe ka punuar kundër ambasadorit amerikan mund të ketë lidhje edhe me politikën e jashtme në një mënyrë jo të duhur. Unë jam duke punuar bashkë me kongresin për të ndihmuar ata, pasi nuk ka shumë amerikanë që kanë qenë në Shqipëri. Kam parë disa kompani, që mund të kishin tentuar të përfshihen në çështjen McGonigal. Unë besoj që ky proces do kohë”, Unë kam frikë që nëse ata që janë në Amerikë kanë një marrëdhënie kaq të ngushtë me Shqipërinë kanë mbyllur një sy për problemet e tjera. Kur ata kanë mbyllur një sy ka pasur një element që ka guxuar të korruptojë edhe FBI-në. Nëse është kështu, fajin e ka Amerika”.

“Pikërisht atë që nuk bëri SPAK dhe “Drejtësia e Re Politike” e KPA-së me ish-Prokuroren e  Përgjithshme Ina Rama, të dështuar dhe të kritikuar nga të gjitha raportet e BE, Antimafias italiane dhe DASH, ish-zv/ministrin politik të Drejtësisë së PS, Sokol Çomo, ish-mësuesen e diplomuar për Filozofinë Marksiste-Leniniste Mimoza Pano (Tasi) po e bënë FBI, një nga institucionet më prestigjoze në botë.”

04

Reforma në Drejtësi, litari në qafë që na varën McGonigal, Rama, Lu, Kim,Vlahutin, Soreka, Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’ dhe disa europianë të Duçkës, të kapur nga grepi i ish-peshkatarit sipas modelit të çantave të Gonit në parkingun e Nju Jorkut.

Emërimet politike dhe klienteliste në organet e Vetingut, sollën të njëjtin produkt si ato të çantave të McGonigal edhe në Tiranë, ku klani Agaçi të kujton Gon Nezën dhe sanlëpirësit e tjerë të zgjedhur nga këto organe, që hynin e dilnin si në shtëpinë e tyre në institucionin e KPA-së me atributet e këshilltarit të “peshkatarit”, ngjasojnë me Duçkën. Kjo tregon se askush nga ne nuk ka pse i beson më shumë McGonigalit, Palmerit, Escobarit, Donald Lu-së apo Yuri Kimit sesa logjikës, kredos apo fakteve, me justifikimin idiot pasi kështu na porosit Amerika. Ata që pretendojnë se Vetingu është një shkatërrim për demokracinë, por ua kërkon SHBA-ja zgjatjen e komisioneve të tij; ata që e kanë provuar vetë njëanshmërinë e KPA-së dhe treshes Ina-Koli-Moza marksistja, tani riskojnë të duken si idiotë të dobishëm të lojës me maska të regjimit të Tiranës. Ndoshta FBI-ja po heton se kush janë disa nga gjyqtarët e KPA-së që flisnin në korridore në emër të Amerikës dhe ambasadës së SHBA-ve, por që në të vërtetë kishin secila “Gonët” e vetë, me të cilat shëtisin në  fundjavë në kryeqytetet e BE-së dhe sidomos në Spanjë.

Korrupsioni dhe lidhjet e qeverisë me krimin e trafiqet shkojnë përtej Kryeministrit dhe kupolës, shokëve e miqve të tij të ngushtë.

05

Qeverisja e korruptuar dhe e lidhur ngushtë me krimin e trafiqet ka qenë gjatë të gjithë kohës, pra për mbi 10 vjet, filozofi e qeverisjes dhe marrjes e forcimit të pushtetit personal. Rezultatet kryesore të kësaj qeverisjeje kanë qenë promovimi i së keqes si model suksesi, promovimi i mediokritetit dhe goditja e aftësisë dhe ndershmërisë. Pasurimi i oligarkëve të politikës vendase dhe atyre ruse, biznesit e medias dhe varfërimi ekstrem e nënshtrimi i qytetarëve. Servilizmi ekstrem ndaj të fortëve dhe detyrimi i shqiptarëve për të emigruar; si dhe zëvendësimi i tyre me emigrantë lindorë. Keqpërdorimi i medias dhe gjyqësorit si mjet nënshtrimi dhe për gjueti shtrigash kundër opozitës e kundërshtarëve politikë e mediatikë. Rezultatet madhore të kësaj filozofie qeverisjeje kanë qenë shkatërrimi i pluralizmit dhe demokracisë. Shkatërrimi përfundimtar i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dëmtimi i shtetit ligjor dhe dhunimi i të drejtave themelore të njeriut. Paralizimi dhe zaptimi i institucioneve kushtetuese dhe kthimi në letra pa vlerë, i statutit të partisë, Kushtetutës dhe i legjislacionit bazë. Të gjitha këto rezultate është bërë e mundur të arrihen e madje, të paraqiten apo shiten, si suksese madhore apo progres i paparë, deri edhe pjesë e raporteve të “sheqerosura” të ndonjë institucioni ndërkombëtar, vetëm duke kthyer partinë, grupin parlamentar, qeverinë dhe disa nga drejtuesit e bashkive kryesore në një bashkësi/bandë mediokrish të rëndomtë, manekinësh servilë, sharlatanësh mashtrues, hajdutësh të babëzitur, kriminelësh agresivë dhe komprometuesish e provokatorësh të neveritshëm. Ky është fatkeqësisht një perceptim mbarëkombëtar, rajonal e ndoshta edhe deri global për qeverisjen tonë, që askush nuk do ta dëshironte të ishte e tillë…Kjo e vërtetë e hidhur është kthyer gati -gati në fatalitet për shqiptarët, që të pashpresë, po boshatisin vendin duke i bërë shërbimin e radhës së keqes, që po bëhet dominuese dhe mbizotëruese dhe duke hequr, çdo mundësi, në të mirë të qytetarëve, pensionistëve, të rinjve, biznesit dhe atyre politikanëve, pse jo dhe deputetëve të të gjitha kaheve që e duan me shpirt Shqipërinë.