Agim Jazaj: Kanabizimi, krimi ndaj shoqërisë shqiptare

939
Kanabizimi i vendit, si dhe shtrirja e tij në çdo skutë të vendit është fenomeni më ri, më i dhimbshëm, krimi ndaj shoqërisë shqiptare, me pasoja për vendin dhe në fokusin e punës së përditshme të të gjithë organizmave shtetërore, të pushtetit lokal, policisë, të gjithë shoqërisë shqiptare për; ta parandaluar, zbuluar dhe për t’i dhënë fund kësaj marrëzie, të lulëzuar përgjatë këtyre pak viteve, me përmasa dramatike, me pasoja tragjike, por edhe nën monitorimin dhe luftimin e faktorit ndërkombëtar. Një ndër problemet më jetike të kohës, po dhe të zonës sonë dhe të vendit; është lufta e pa mëshirshme kundër këtij fenomeni: Kanabizimit të vendit- tha në fjalën e tij hyrëse nën/ kryetari i bashkisë Selenicën, z. Neim Veshaj, në takim e zgjeruar, me gjithë kryetarët e fshatrave, drejtuesit e njësive vendore, punonjësit e sektorit pyjor, etj, në komunikim, bashkëpunim dhe bashkëveprim me organet e ruajtjes së rendit të Policisë të Qarkut Vlorë, në qendrën e bashkisë Selenicë. Theksi në këtë takim u vu: Deri për të ngritur, një Task-Forcë, për të parandaluar dhe luftuar këtë gjëmë, që ka pllakosur kudo, përgjatë këtyre viteve. Harta e kësaj bashkie është e shtrirë në shumicë, në zonë malore dhe e vështirë për ta monitoruar, ndaj është edhe në shënjestër të të gjithë synuesve për të kultivuar këtë bime vdekjeprurëse. Ndaj dhe vëmendja kryesore- u cek në takimin e zgjeruar është: Puna sqaruese dhe bindëse, pra parandaluese me njerëzit, për t’u treguar fundin e kësaj marrëzie me koston, ta përcjellim derë më derë e dorë më dorë- tha në fjalën e tij nënkryetari i Bashkisë z. Veshaj. E kërkoni dhe e ofrojmë gjithnjë bashkëpunim dhe bashkëveprim, për ta mbyllur një herë e mirë këtë plagë fenomenale, për të cilën është e angazhuar gjithë politika shqiptarë, shoqëria, por edhe faktori ndërkombëtar është në monitorim, kontroll dhe ndëshkim të fenomenit të kanabizimit, si për kultivimin, trafikun etj, tha në fjalën e tij në këtë takim të zgjeruar z. Shpëtim Hasanaliaj- kuadër drejtues në drejtorinë e policisë të Qarkut Vlorë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për shtrirjen e këtij fenomeni dhe për ta luftuar qysh në embrion, duke e parandaluar së pari këtë si një ndër krimet me pasoja shumë të rënda për vendin, brezat e sotëm dhe brezat vijues -tha në fjalën e tij z. Hasanaliaj. Çdo pëllëmbë toke, pyll, në fushë e në mal, në buzë të lumit dhe në majë të shkëmbit, është nën kontroll, me zotërues shtetin, personin dhe nën monitorim nga toka dhe nga ajri, me mjete shumë të sofistikuara, të vendit dhe të ndërkombëtarëve. Na vjen keq që ende ka vakum dhe nuk e kanë kuptuar të gjithë se: askush nuk ka përfituar në këtë rrugë dhe ka përfunduar keq. Por, dështimi dhe ndëshkimi ka qenë qysh në kultivimin e kësaj bime, e thelluar qysh nga fara e dështuar, pa llogaritur këtu koston e rëndë, deri duke larë hesapet brenda llojit, përgjatë tregut, deri dhe në ndëshkimin e rëndë prapa hekurave, sipas Kodit Penal për gjithë ata që kanë ndërmarrë këtë udhë krimi. Gjithë folësit në këtë takim; drejtuesit e njësive vendore si: Shezo Balilaj, Fatmir Hodaj, por dhe kryepleqtë e fshatrave shprehën solidaritetin në këtë luftë të pa mëshirshme ndaj fenomenit të Kanabizimit të vendit, me policinë dhe gjithë njerëzit. Është e domosdoshme- tha në fjalën e tij k/ plaku i fshatit Gumenicë: “U duhet folur hapur dhe deri kokë më kokë më njerëzit, nga pushteti vendor, por dhe në bashkëpunim nga organet e rendit për të bërë të njohur nga afër ligjin, pasojat e këtij krimi”. Në këtë takim u dakordua që në të ardhmen e afërt; të rakordohen, organizohen dhe të komunikohet me banorët kudo edhe në gjithë hartën e kësaj bashkie, ku t’u flitet njerëzve me zemër se: kjo aventurë ka marrë fund dhe askush, as të mos e mendojë dhe jo të ndërmarrë veprime aventureske, me pasoja për të kultivuar vdekjen dhe krimin e njerëzve, ndaj shoqërisë së sotme dhe të nesërmen e vendit – tha na këtë takim mjaft të dobishëm z. Hasanaliaj. 
Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i organeve të pushtetit vendor, të organeve të mbrojtjes së rendit, pse jo dhe me njerëz të fushave të tjera shoqërore- u tha në këtë takim të zgjeruar, janë: të dobishme, sa dhe të domosdoshme për edukimin e njerëzve me normat edukative dhe ligjore, me standardet evropiane, ky synon të shkojë shoqëria jonë e shumë vonuar dhe e kanabizuar… 
Sigal