Adriatik Lapaj: Një replikë me Z. Celibashi

512
NJË REPLIKË ME Z. CELIBASHI
Që në krye të herës e falenderoj Z. Celibashi për përgjigjen! E vlerësoj! Kam konsiderata për personin e tij dhe profesionistin që përfaqëson, por më duhet të them se përgjigjia e tij nuk është ezauruese.
Unë kam ngritur një pyetje: A mund të lexohet vota e x shtetasi nëse personeli i qendrës së votimit (1 prej tyre) ka dashur ta lexojë? Teknikisht a ekziston mundësia?
Z. Celibashi thotë 0 mundësi ka të lexohej vota pasi humbet radha e blloqeve. Ky argument qëndron në nivel makro, pra nëse dikush se ka pasur si qëllim identifikimin si proces në tërësi në mbarë vendin. Pyetja ime ka qenë tjetër, po kur identifikimi ka qenë qëllim…pra teknikisht a mund të ndodhte identifikimi? Ka ndodhur apo jo për mua nuk ka rëndësi. Askush se provon dot. Ama ajo që mund të provojmë është fakti se teknikisht a mund të ndodhte identifikimi.
Kur Z. Celibashi thotë 0 mundësi, unë nuk kam rrugë tjetër veçse ta ftoj që ai vetë të zgjedhë 1 bllok çfarëdo nga ata të votimit dhe live në KQZ të simulojmë votimin dhe unë do të gjej kë ka votuar Z. Celibashi.
Sigal