Vangjush Saro: Diametraliteti politico-shoqëror që vret …

414
Sigal

 

Mund t’i përshëndesësh të gjitha punët e mira të administratës, e kujtdo force politike qoftë ajo; po ashtu, veprimet ekstreme, por të bazuara në ligj, të organizmave që sapo janë krijuar dhe që mëtojnë të vënë rregull në vend. Mund t’i inkurajosh teksa (më në fund) po merren me ‘të fortët’ e të gjitha kallëpeve; ata që janë në biznesin e hashashit dhe ata që janë në biznesin e politikës.(Këtë të fundit e kemi vetëm shpresë, nuk është ende realitet, as veprim.)Sidoqoftë, ka një fillim, që opinioni publik e ka pritur prej shumë kohësh, sepse është i interesuar për përmirësimin e jetës së përditshme plot telashe e në një diametralitet që vret.Por përtej zhurmës që sapo ka filluar, sepse vërtet ka shumë zhurmë, ende vendi, institucionet e tij, ofrojnë pak për qytetarin ‘që në mënyrë modeste shikon punën e vet’; për të, jeta është mjaft e vështirë. (U detyrova të përdor pothuaj një fjali, në vend që të thosha, siç bëhet rëndom, ‘për njeriun e thjeshtë’; sepse i gjithë ky shkrim shkon kundër sakatimeve të tilla.)

Ky qytetar, përveçse në varfëri e në pasiguri, gjendet në mesin e një kaosi, ku politikanët dhe fituesit e tenderave, të jashtëm e të brendshëm, ushtrojnë pushtet të pakufizuar; institucionet kryesore të shtetit janë në relieve absurde e pa lidhje mes vedi; mediet e, sidomos televizionet, buçasin nga britma dhe sherre si askund apo pakkund në botë. (Në këto britma e sherre, është gjithnjë i pranishëm kreu i Qeverisë, që grindet me gazetarët, shumica e të cilëve gjithashtu sillen me të shumë keq, pa respekt, pa asnjëlloj përpjekjeje për biseda normale.)Që të mos ikim asnjë çast nga sinqeriteti dhe drejtpeshimi, gjithnjë në lëkurën e qytetarit ‘që shikon në mënyrë modeste punën e vet’, ende nuk arrijmë të shquajmë çfarë është përpjekje e vërtetë për të ndryshuar gjendjen dhe për të goditur korrupsionin e krimin dhe çfarë është propagandë plus prapambetje e trashëguar nga shumë dekada. Një fatkeqësi në një familje të varfër në Bulqizën e lënë pas dore, fatkeqësi që ende s’është ‘zbardhur’… Por ja edhe një tjetër, gjithaq absurde, në Durrës, qytet tremijëvjeçar e më shumë, që ne nuk e meritojmë: Një burrë rreth të dyzetave del nga shtëpia për një shëtitje. Një makinë (nga ato që të gjithë i shikojmë rëndom të vozisin sikur të zotët nuk dinë të ngasin ose thjesht janë të pirë a të droguar) e shtyp atë të mjerë, madje e dërgon në botën tjetër. Trupii pajetë përfundon në morg.Familja pret të kthehet djali. Pas një kohe, e ëma del të kërkojë. Pyet andej këtej, asnjë shenjë. Shkon në polici dhe atje, jo vetëm që nuk i japin ndonjë informacion, por tallen me atë nënë të shkretë: “Se mos merrej me drogë ai djali yt?” (Pra, fjala është që ‘këta’ ashtu e hanë kokën, s’kemi ç’të bëjmë.)Më në fund, dikush i thotë nënës mjerane të kërkojë në morg; ku edhe e gjen kufomën e të birit. Tashmë mbase kishin kaluar ditë në këtë kërkim tej çdo norme njerëzore…Çfarë ndodh, në raste të tilla, nënjë qytet tjetër, të një vendi më të zhvilluar, me jetë normale dhe më pak mburrje e komplekse të llojit ‘zhvillim madhështor’;në Vankuver, bie fjala.(Nuk më pëlqen të luaj rolin e atij që jeton gjetkë dhe tani vendi i tij i duket skandal; e bëj këtë pranëvënie, për të treguar ndryshimin dhe si mund të shkundet prapambetja.) Në rast aksidenti apo përplasjeje makinash, me të marrë një sinjal, drejt vendngjarjes nisen rrufe tre njësi: makina policie e, jo një, por disa; zjarrfikëse; ambulanca. E para konstaton ngjarjen dhe ndihmon të vilet informacion dhe, më pas, të merren vendimet; njerëzit e së dytës janë të specializuar për të nxjerrë të aksidentuarit nga makina me sa më pak kosto; e treta  qëndron për aq kohë sa mund të deportojë ndonjë të dëmtuar… Nëse aksidenti është i rëndë, kanë punë të treja njësitë; në të kundërt, mbetet atje vetëm patrulla e policisë.

Edhe një episod ‘i vogël’ por i rëndësishëm: Një i njohuri ynë, polic hetues – po këtu, në Vankuver – kthehej nga një mbrëmje e zyrës së tij pak i dehur. Konstatohet që makina po drejtohej disi keq.Ndalohet, edhe pse nuk krijoi ngjarje. Dhe ja pasojat: I vihet gjobë e rëndë; i hiqet e drejta për të drejtuar makinën 6 muaj; detyrohet të ndjekë një kurs për t’u rikuperuar psikologjikisht; i montohet në makinë një pajisje që nuk të lejon ta ndezësh atëe të nisesh, po qe se ke pirë; etj., etj. (Dhe bëhej fjalë për një polic, madje jo polic dosido.)Si mundet, lexuesi im i duruar, si mundet që në këto kohë ‘moderne’, me gjithë këto investime, fëmijët të vdesin përpara një pjate me supë?Si mundet, në një nga qytetet më të vjetra të botës – që prapë ka trend interesant në shumë pika të tij – të shtypet tjetri me makinë dhe të mos e gjejnë dot të afërmit?Jeta e qytetarit ‘që në mënyrë modeste shikon punën e vet’, duket e kërcënuar; dhe po ashtu, krejt mediokre.Po e zgjeroj pak argumentin. Hedhin tutje, po me makinë, një grua që kalon te vijat e bardha (nuk është hera e parë e, fundja, po nuk ishte te vijat e bardhë duhet ta godasësh?) dhe ikin me të katra e, më pas, ia hedh fajin viktimës… Gënjejnë sheshit e flasin kodra pas bregut në evenimente artistike të njohura (prapë s’është hera e parë dhe prapë nuk vënë mend) dhe kur ua përmend gafat, kur konstaton ‘vreret’ që nxjerrin për të djeshmen apo për të sotmen e vendit të tyre, vetëm e vetëm që të duken ‘interesantë’, reagojnë gjithë snobizëm; madje, ndërkohë, përpjetë hidhen sakaq edhe turmat e, bashkë me to, ca intelektualë a shkrues që u dhimbsen keq ‘bukuroshet llafazane’. Shto luftën për para e influencë, mediokritetin, gjer edhe banalitetinnë medie e në ‘filmat’ dosidodhe pamja e kontrasteve fyese bëhet edhe më shqetësuese. Sigurisht, është një minus i madh diametraliteti i jetës në Shqipërinë e vogël; aiprodhohetfalë degjenerimit të kuptimit të demokracisë, si dhe nga snobëe snobe që janë në qiellin e shtatë. Koketat – me këtë fjalë nënkuptoj ata dhe ato që kanë pushtuar qeverinë, institucionet, televizionet, rrugët – hedhin tutje çdo vlerë e zhvillim të vërtetë. Duket sheshazi që kanë njohuri të kufizuara, mungesë të theksuar edukate, s’u hyn në sy jeta e askujt, duan vetëm tallava, afera, rroga të majme, burra të pasur apo gra në politikë; edhe pse në këtë mes, biznesi i drogës dhe pastrimi i parave, janë më protagonistë se ata vetë. Kurse jeta e njeriut ‘që në mënyrë modeste shikon punën e vet’, është një trishtim, paraja e dyshimtë pështyn dinjitetin e tij, interesat, ajrin.Atje s’ka gjelbërim, nuk ka ujë, të shtyp makina për hiç gjë, por ndërkaq… në studiot televizive ka një shkëlqim të gënjeshtërt; dhe ndërtohen pareshtur kulla, shkelet me këmbë çdo zotim i marrë për ‘kthim në identitet’ apo ‘mosdhënie lejesh ndërtimi’. E meqë po flasim për ndërtime, ata që u dëmtuan nga tërmeti i tmerrshëm i fundvitit të shkuar, ‘qytetarë që me modesti shohin punën e tyre’, po kthehen në shtëpitë e dëmtuara ose e shtyjnë në çadra…Ka diçka që i bashkon ato që cekëm më lart: diametralitetin e jetës dhe shifrat e pakënaqshme për punësimin, mirëqenien, ajrin, zhurmat; ndërtimet e pakontrolluara dhe dhënien me koncension të të gjitha pasurive të vendit; sjelljen e Kryeministrit me gazetarët dhe të vetë këtyre me kreun e Qeverisë; aksidentin me pasojë vdekjeje, që merret vesh pas disa ditësh apo edhe aksidentet dhe vdekjet e tjera për të cilat nuk përgjigjet njeri; veprimin pa shumë jehonë të disa organizmave që (thuhet se) po godasin korrupsionin, krimin; gënjeshtrat për historinë dhe artin (për shembull, që koha e shkuar ka pasur vetëm tela me gjemba dhe njerëz me recka dhe që … asnjë femër nuk mund të drejtonte apo nuk ka drejtuar ndonjëherë Festivalin e Këngës në Shqipëri); koketat që e gjejnë veten te njerëzit e drogës dhe të aferave korruptive; shëtitjet e të kërkuarve për krime përpara hundëve të policisë; hapësira në medie dhe ekran për psikopatë e gojështhurrurdhe kështu më tej… Mendoj se të gjitha këto i bashkon në një të vetmeprapambetja e gjithanshme, çka nënkupton edukim të pamjaftueshëm qytetar dhe nivel të ulët të praktikës politike e qeverisëse, dirigjuar në mënyrë konfuze nga të huajt.Thënë ndryshe, ne, nga i pari tek i fundit, lipset të kuptojmë se duhet të ndryshojmë e përmirësojmë sistemin dhe veten. Mos u besoni vrereve e klithmave dhe mos prisni të ndodhë shpejt e shpejt ky proces…