Bleu katër byzylykë floriri nga grabitësi, e pëson 26-vjeçari nga Elbasani

137

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Trajektorja”.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari me inicialet F.S,. që kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga autorin, Astrit Thaçi, grabitësi serial që u arrestua dy ditë më parë në Kombinat.

26-vjeçari akuzohet se blerë katër byzylykë floriri nga Thaçi, të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.