Prof.Dr.Kastriot Islami: Diplomacia korruptive e kanabisit

367
Sigal

Intervista/ Diplomacia e Kavjarit, fillimisht është bërë e njohur dhe aplikuar në vendet e Lindjes, për të kompromentuar zyrtarë të lartë të BE,OSBE etj. Shqipëria me ardhjen e Ramës në qeveri filloi të ngrinte një regjim oligark, autoritar, të korruptuar me lidhje të ngushta me botën e krimit duke joshur ndërkombëtarët.

Prof. Dr.  Kastriot Islami, Ish-Ministër i Jashtëm

Fillimisht kjo është bërë e njohur si Diplomacia e Kavjarit, e aplikuar nga Azerbaxhani, për të kompromentuar zyrtarë të lartë të BE, OSBE, OKB e tjerë… që ta paraqisnin të sheqerosur gjëndjen e rëndë të të drejtave të njeriut dhe mungesën e shtetit ligjor në Azerbaxhan.

U desh një farë kohe që pasojat e kësaj diplomacie të korruptimit të shpërthenin, duke nxjerrë në pah implikimet e  shumë organizmave të rëndësishëm ndërkombëtare, vendeve të rëndësishme, liderë të fuqishëm dhe zyrtarë e ambasadorë të vendeve kryesore të globit.

Synimi i kësaj diplomacie të aplikuara nga vende me demokraci-fasadë është që përmes parave të pista dhe mjeteve korruptive të kompromentojë zyrtarë shumë të lartë, punonjës në poste të rëndësishme, ambasadorë të organizmave kryesorë ndërkombëtarë të tilla si OSBE, Këshilli i Europës, Komisioni Europian, e tjerë por edhe nga vende shumë të rëndësishme si Britania, Gjermania, Italia, Spanja.

 “Diplomacia” korruptive e kanabisit

 Jakup B. GJOÇA

 Prof. Dr. Kastriot Islami, ish kryetar i Parlamentit dhe ish ministër i Jashtëm, në intervistën për gazetën “Telegraf” zbardh skemën e diplomacisë korruptive që përdoret nga qeveritë e vendeve në zhvillim, për të korruptuar ambasadorë, zyrtarë të lartë të BE, OSBE, etj, në mënyrë të tillë, që të heshtin përballë korrupsionit dhe sistemit totalitar qeverisës. Prof. Islami pohon se mjetet e përdorura janë paratë e pista të korrupsionit e të trafiqeve të drogës, kurthet me femra të bukura, joshjet me ministre e deputete-barbi, dhuratat e shtrenjta, ftesat e paguara majmërisht në aktivite ndërkombëtare, pagesa qindra deri miliona dollarëshe për pjesëmarrje në bordet e naftës, minierave të arit e gurëve të çmuara. Prof, Islami zbardhe dhe fakton edhe mjetet me të cilat qeveria e kryeministrit Rama ka zbatuar “diplomacinë” korruptive të kanabisit.

 -Prof. Islami, edhe pse në shumë vende, të ashtuquajtura në zhvillim, ose në tranzicionin e demokracisë, të Drejtat e Njeriut janë nën trysninë e qeverisë, standartet më elementare të demokracisë nëpërmëkmben, përkundrazi, shumë ambasadorë të huaj, jo vetëm nuk reagojnë, nuk denoncojnë, por heshtin, madje edhe e zbukurojnë situatën. Përse ndodh kjo?

– Fillimisht kjo është bërë e njohur si Diplomacia e Kavjarit, e aplikuar nga Azerbaxhani, për të kompromentuar zyrtarë të lartë të OSBE, OKB e tjerë… që ta paraqisnin të sheqerosur gjëndjen e rëndë të të drejtave të njeriut dhe mungesën e shtetit ligjor në Azerbaxhan (http://assembly.coe.int/Communication/IBAC/IBAC-GIAC-Report-EN.pdf). U desh një farë kohe që pasojat e kësaj diplomacie të shpërthenin, duke nxjerrë në pah implikimet e  shumë organizmave të rëndësishëm ndërkombëtare, vëndeve të rëndësishme, liderë të fuqishëm dhe zyrtarë e ambasadorë të vendeve kryesore të globit (https://ëëë.euractiv.com/section/europe-s-east/neës/council-of-europe-plagued-by-caviar-diplomacy/ ).

– Cili është synimi dhe cilat janë mjetet e diplomacisë së komprometimit

– Synimi i kësaj diplomacie të aplikuara nga vënde me demokraci-fasadë është që përmes parave të pista dhe mjeteve korruptive të kompromentojë zyrtarë shumë të lartë, punonjës në poste të rëndësishme, ambasadorë të organizmave kryesorë ndërkombëtarë të tilla si OSBE, Këshilli i Europës, Komisioni Europian, e tjerë por edhe nga vëndë shumë të rëndësishme si Britania, Gjermania, Italia, Spanja, e tjerë.. për të maskuar sjelljet autoritare, korruptive dhe lidhjet me krimin e trafiqet, përmes raporteve e qëndrimeve të “sheqerosura” për qeverisjet e tyre anti-demokratike, kundër shtetit ligjor, korruptive e kriminale….Mjetet e përdorura janë paratë e pista të korrupsionit e të trafiqeve të drogës, kurthet me femra të bukura, joshjet me ministre e deputete-barbi, dhuratat e shtrenjta, ftesat e paguara majmërisht në aktivite ndërkombëtare, pagesa qindra deri miliona dollarëshe për pjesëmarrje në bordet e naftës, minierave të arit e gurëve të çmuar, e tjerë e tjerë. Në rrjetën e kësaj diplomacie rezultojnë figura të larta të vëndeve kryesore të BE, deri dhe ish-kryeministra të njohur në hapsirën europiane (https://ëëë.telegraph.co.uk/neës/2016/04/23/tony-blairs-5m-deal-to-advise-kazakh-dictator/).

– Konkretisht, cila është diplomacia komprometuese shqiptare

– Një formë alternative e kësaj diplomacie është Diplomacia e Kanabisit e aplikuar në Shqipëri ende e pa zbuluar me fakte e prova. Me siguri do të ketë në të ardhmen e afërt një raport për këtë cështje ku do të evidentohen me fakte e prova emrat e të gjithë zyrtarëve të lartë dhe ambasadorëve të gjëndur në kurthin e saj.  Shqipëria me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë në vitin 2013, filloi të ngrinte një “rregjim” oligarkik autoritar, të korruptuar, me lidhje të ngushta me individë me rekorde kriminale dhe trafikantë të drogës, armëve e të qënieve njerzore. Kjo qeverisje ndër të tjera, që në fillim e qëllimisht do të ngrinte një sistem korruptiv për të kompromentuar ndërkombëtarët që do të kishin lidhje me Shqipërinë. Që do të hartonin raporte për Shqipërinë. Kryesorët do të ishin këshilltarë të mirëpaguar apo lobistë për të ngritur mekanizmin e maskimit të qeverisjes oligarkike e të korruptuar. Që do të duhet të maskonin bëmat e kësaj qeverisjesje apo do të sheqerosnin mangësitë apo pamjtueshmëritë e saj. Kështu Rama ngriti mekanzmin adekuat dhe aplikoi Diplomacinë e Kanabisit, homologe të Diplomacisë së Kavjarit. Diplomacia e Kavjarit do të kishte të njëjtat synime, do të përdorte të njëjtat mjete dhe do të shënjestronte po ashtu zyrtarët e lartë të Organizmave Ndërkombëtarë, dhe të vëndeve me peshë si dhe përfaqsues të tyre në Tiranë. Vetëm me  një ndryshim të vogël, në vend të Kavjarit do të përdoreshin paratë e pista të fituara nga kultivimi i kanabisit, pa përjashtuar paratë e pista të korrupsionit e trafikut të drogave të forta. Kështu përmes Diplomacisë së Kanabisit do të tentohej të kompromentoheshin eurodeputetë të PE, zyrtarë të lartë të KE dhe përfaqësues të BE në Tiranë, si dhe ambasadorë të vëndeve kryesore të akredituar në Tiranë. Për arritjen e këtyre synimeve do të përdorej arsenali i Diplomacisë së Kavjarit, dhurata të shtrenjta, seanca orgjishë, privilegje për biznese, favorizime për blerje vilash apo banesash, pagesa parashë kesh, deri edhe hijeshitë e ministreve, zv/ministreve dhe deputeteve kukulla.

Shqipëria me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë në vitin 2013, filloi të ngrinte një “rregjim” oligarkik autoritar, të korruptuar, me lidhje të ngushta me individë me rekorde kriminale dhe trafikantë të drogës, armëve e të qënieve njerzore. Kjo qeverisje ndër të tjera, që në fillim e qëllimisht do të ngrinte një sistem korruptiv për të kompromentuar ndërkombëtarët që do të kishin lidhje me Shqipërinë.

Përmes Diplomacisë së Kanabisit do të tentohej të kompromentoheshin eurodeputetë të PE, zyrtarë të lartë të KE dhe përfaqësues të BE në Tiranë, si dhe ambasadorë të vëndeve kryesore të akredituar në Tiranë. Do të përdorej arsenali i Diplomacisë së Kavjarit, dhurata të shtrenjta, seanca orgjishë, privilegje për biznese, favorizime për blerje vilash apo banesash, pagesa parashë kesh, deri edhe hijeshitë e ministreve, zv/ministreve dhe deputeteve kukulla.

– Prof. Islami, mund të na përmendi fakte kokëforta nga diplomacia komprometuese shqiptare

– Kjo lloj diplomacie e kryer në Shqipëri është kamufluar me “sukses” deri më sot, ndonëse ka pasur zbulime të ndrojtuara që kërkojnë hetim konseguent e guxim për tu bërë publike. Qytetarët shqiptarë ndajnë masivisht  opinionin se për të fshehur realitetin në Shqipëri janë kryer veprime për të kompromentuar/joshur/bërë favore apo dhënë rushfete disa ambasadorëve të huaj në Tiranë, zyrtarëve të lartë në Bruksel e kryeqytete të tjera të rëndësishme të vëndeve partnere.  Ekziston bindja e përgjithshme se përmes kësaj diplomacie:

-Është arritur të sigurohet heshtja e shumë prej përfaqsuesve apo nënpunësve që duhet të dërgonin raporte në Bruksel si edhe e zyrtarëve shumë të lartë a këshilltarë, që ndjekin zhvillimet në Shqipërisë apo janë hartues pranë mekanizmave ku formulohen vendime apo raporte për zhvillimet në Shqipëri;

-Është siguruar heshtje vrastare për korrupsionin e qeverisë e të ministrave të qeverisë Rama; –Janë mbyllur sytë e goja për për lidhjet e qeverisë me individë me rekorde kriminale apo futjen e tyre në parlament, në krye të bashkive kryesore dhe në poste kyce të admnistratës;

-Nuk është  thënë asnjë fjalë për kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e drogave të forta;

-Janë penguar deklarata publike për lidhjet e Ramës apo ministrave të tij të brëndshëm me klanet mafioze dhe me trafikantët e drogës;

-Është evidentuar mbështetje e heshtur për të gjithë emërimet në poste të rëndësishme të pinjollëve të diktaturës;

-Janë prodhuar raportime të zbukuruara për arritjet mediokre të qeverisë ndërkohë që janë fshehur bëmat, zullumet e defektet e qeverisë Rama, jo vetëm përsa i përket qeverisjes por edhe tjetërsimit të rezultatit zgjedhor;

-Janë nxirrë veprimet e opozitës madje duke bërë propozime për njohjen zgjedhjeve edhe nëse Rama do ti kryente ato pa praninë e opozitës;

-Është vënë re heshtje për të gjithë veprimet e Ramës për të vënë nën kontroll të plotë institucionet e drejtësisë. Për të provuar të gjitha këto ekziston një fakt kokëfortë: raportet e sheqerosura për Shqipërinë të hartuara në Bruksel janë “grisur” mbi tre herë nga drejtuesit e lartë të Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e tjerë kur është diskutuar vendimi për hapjen e negociatave.

Faleminderit!