Tregu i naftës sot i gjithi i dhënë koncension! Show në Parlament i sponsorizuar nga xhepi i shqiptarëve

161
Sigal

Nga Briseida Shehaj

Doli sot KM dhe vuri me shpatulla pas murit “opoziten” per cmimin e naftes ne vitin 2013. Te gjithe heshten. Opozita suus. Po cmimi i naftes ne 2013 ishte abuzim i paster i nje kompanie me pushtetin.

Te pranosh te verteten nuk eshte problemi, por fillimi i zgjidhjes. Nqs do isha ne ate salle sot do thosha “po mor po, vodhen!”. Por kush??? Mbani shenim: Ku eshte sot ministri i atehershem i finiancave??? Ne bordin e Bankes Qendrore, aty ku behen politikat makro te ketij vendi. Por perse??? Ne opozite atehere si dhe sot ai ka qene nder figurat me te akuzuara nga mazhoranca e sotme dhe per habi ne fund u vleresua po nga kjo mazhorance maksimalisht. Por çfare ndodhi??? Pasi ndryshoi qeveria cuditerisht problemi u zhduk. Kompania e cila asokohe beri kete vjedhje tek qytetaret ne bashkepunim dhe me nje kompani te huaj u kallezua penalisht.

Vite me pas edhe Adriatik Llalla foli per presionin qe kishte patur. Por saga vazhdon, sepse ajo kompani qe edhe sot eshte monopol dhe me e pasur se kurre nuk operonte e vetme por me disa satelite te tjere. Sateliti 1 u gjobit dhe kallezua penalisht per vjedhje fillestare 5 ml eur. Sateliti 2, i cili kishte nisur biznesin duke marre borxh te disa individe qe jetonin ne kasolle u gjobit dhe kallezua penalisht 4 ml euro. Sateliti 3 po njesoj u kallezua penalisht per miliona eur. Por cfare pasoi?

Cdo kallezim u pushua dhe problemi nuk ishin ata, por administrata qe u ra ne qafe. Ku ishte qeveria? Ku ishte ministri? Atehere aty filloi dimri i vetmise se madhe. Tani me ndiqni me kujdes, grafiku i meposhtem tregon cmimin e naftes ne 10 vitet e fundit. Pse nuk eshte reflektuar te ne? E thjeshte, sepse te tilla jane taksat. Pra te nderuar parlamentare, ata dje dhe ju sot, pranoni fajin! Te paret vjedhjen e 2013-es, te dytet jo vetem rritjen e taksave, por dhe vjedhjen masive ne kete sektor dhe sigurisht pranoni qe promovuat me deshire dhe ata qe deri dje ishin hajdutet dhe monopolistin e naftes e promovuat edhe me lart, monopolist ne disa tregje.

Te nderuar qytetare, sot tregu i naftes eshte i gjithi koncension, cdo pjese e asaj industrie eshte dhene me koncension. Nafta, burimi yne natyror, krenaria kombetare. Pra kemi humbur sovranitetin perfundimisht, c’mund te presim me nga ky parlament? Show te sponsorizuar nga xhepi i shqiptareve. Kush e ha, mos ankohet se i perzihet