Sqarim i detyruar/ Adriatik Riza Dosti: Për fatin tonë të mirë e për fatin tuaj të keq kërkesa juaj për Pashaportizim nuk u mor parasysh e as në konsideratë

647
Sigal

Sqarim i detyruar…

Të gjithë atyre lloj kryengritësish që ishin prekur e rrevoltuar aq shumë ndaj shkrimit tim të djeshëm me titull Pashaportizimi….dhe të cilët ishin ofenduar shumë pse jua kisha quajtur ”ajkën” e tyre Elisen Ulsiun, Taon e Rudinën katundarë ju bëj me dije se….

Për fatin tonë të mirë e për fatin tuaj të keq kërkesa juaj për Pashaportizim për të jetuar në Tiranë apo në cilindo qytet tjetër të Shqipërisë nuk u mor parasysh e as në konsideratë …

Për çdo ankesë apo pakënaqësi që mund të keni mund ti drejtoheni Kolegjit Zgjedhor ose KQZ së Denar Bibës …po ju lutem mos depozitoni nga 2 apo 3 kërkes-ankesa vetëm nga i njejti person pasi vetëm 1 e tillë lejohet ok…

Ndërkohë ju sqaroj se sa të kem frymë, personat e përmendur me emër në shkrimin tim të cilët për mua e për çdo shqiptarë të ndershëm përbëjnë rrezikshmëri të lartë sociale, komunitare, shoqërore e kombëtare etj do të vazhdoj ti etiketoj përherë si të tillë…katundarë të trashë e të ligj….shqiptarë të këqinj e frymorë të bezdishëm, të neveritshëm, të përbuzshëm e të shpifur ok…

Për të gjithë ata që më njohin , më lexojnë e më ndjekin sqaroj se…kurrë nuk e kam zakon a në natyrën time të fyej, të ofendoj a të përbuz njeri për shkak të origjinës, bindjeve, besimit fetar a ngjyrës së lëkurës ashtu sikurse kurrën e kurrës nuk i kam thënë deri më sot Derrit – Dajë ok.,..

Ndërkohë që kurrë në jetën time as kam përçmuar e as kam për të nëpërkëmbur askënd….përveç atyre që i kanë bërë e i bëjnë keq kombit e popullit tim…

Përkundrazi respektoj në maksimum origjinën e çdo kujt, besimin fetar të gjithkujt e ngjyrën e lëkurës se çdo njeriu dhënë nga Zoti…sikurse po kaq mirë di të bëj dallimin mes njerëzve normal e atyre lloj njerëzish me fytyrë e mendje kafshërore përfaqësuar nga Tao, Ulsiu , Rudina, Elisa , Gramozi , Edvini juaj etj etj ok

As kam qenë e as mund të jem dot kurrë rracist sikurse më ”akuzojnë” kryengritësit e Partisë së Taos .Ulsiut e Elisës por edhe mercenarët e paguar ”demokratë” të Rudinës me shoqe sepse origjina, soji, xhinsi, geni, formimi im, civilizimi e qytetaria ime…kultura, dijet ,patriotizmi, respekti, dashuria e mirënjohja për njerëzit e për kombin e popullin tim nuk ma lejon kurrësesi një gabim të tillë e të pafalshëm njerëzor…

Ndaj shokë kryengritës ngushëllime të sinqerta për zbulimin pa dashje të origjinës suaj të vërtetë prej katundarësh të trashë sa më s’ka… dhe… ju bëj me dije se …

Era e Cjapit hiqet vetëm me Klor….Gishti i bërë pis me 30 qershor …pastrohet me Alkol…Vota …që pas publikimeve të Bildit nuk kushton më 50 euro por shumë herë më shumë se aq……e morët vesh tani qartë fare se për kë lloj katunarësh e kisha llafin unë…pikërisht për katunarë injorantë , të djallëzuar, përveçse e të rrezikshëm të sërës suaj mjerane si puna juaj…që nuk e di pse mua më pëlqen ti etiketoj katunarë-kryengritës me urdhërin e Liderit e të Partisë…me porosi të Udhëheqësit a Komandantit quajeni si t’ju dojë mendja juaj gjysmake ok…ndaj…

Të rroni vetë, t’ju rrojë katundi e t’ju rrojë Partia me gjithë udhëheqësin mendje – brekushe ok..

Sa për kujtesë ….kryekatundari e idhull i Liderit tuaj…Haxhi Qamili ishte prej fshatit a katundit Sharrë pranë Tironës ok…