Gjendet e pajetë mbi shinat e trenit 50-vjeçarja

637
Sigal

Një grua, rreth 50-vjeç, është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit.

Sipas policisë, 50-vjeçarja me inicialet M.B., është gjetur mbi shinat e trenit, me plagë në trup.

Paraprakisht dyshohet se e ndjera mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Peqin / Informacion paraprak

Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jetë shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.

Grupi hetimor vijon punën  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.