Shoqëria e kriminalizuar nga politika, e kriminalizuar…

1124
Sigal

Nga Agim JAZAJ

Shoqëria shqiptare është tronditur rëndë me themel e çati edhe këto ditë, deri në gjendje shoku përballë monstruoziteteve dhe pervesiteteve, të cilat kanë pjekur në pikat Kuje-vënës… Shikuesit e dëgjuesit në gjendje shoku, me haberin minimal, shohin hatanë e sotme dhe dallojnë pasigurinë e nesërme! Ku po shkon kjo shoqëri, me këtë shthurje marramendëse?! Nuk është vetëm densitetit i krimeve, por edhe monstruoziteti tyre. Rastet janë shokuese, tronditëse, madje kanë qenë dhe duhet të jenë jashtë llojit, të racës shqiptare, dhe fatkeqësisht të quajtur brenda llojit… Askujt të mos i hajë hunda me këto standarde se do të hapet portë Evropa! Ngjarjet e këtyre ditëve na detyruan të hidhnim edhe këto radhë për lexuesin tonë, të shokuar nga ngjarjet kriminale që po tronditin rëndë shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm… Opinioni përjetoi dhe përcolli me dhimbje ekzekutimin e Vasil Dervishaj në Vlorë… Qemal Sela, një 26 vjeçar, ka ekzekutuar me armë zjarri prindërit e tij, pasi ka mbërritur nga Anglia, në zonën e “Llixhave” të Peshkopisë. Xhafer Mata ekzekutoi me plumb të dashurën e tij; Xhuljeta Çunin, në lagjen: “Don Bosko” të kryeqytetit, dhe më pas u vetë ekzekutua.

Pra, krimi ka këputur frerët, ka shokuar shoqërinë shqiptare, ka prekur në shpirt gjithë njerëzit me shpirt njeriu dhe u ka nxirë surratit gjithë njerëzve të racës, duke parë në sfond; të sigurt pasigurinë e nesërme… Mirëpo nga politkë-bërësit, apo përkthyer; zhbërësit nuk u qederosën të thoshin qoftë dhe një llaf goje, përpara “kazanit” për këto gjëma, e lë më të hidhnin një cigare, sipas zakonin, të ndjenin dhembjen e të lënduarve, deri në palcë, si në trupin e tyre. E le më të parandalojnë krimet, të ndërmerren nisma institucionale për të rifutur shoqërinë në shina, për të nisur formimi i një shoqërie me standarde njerëzore… Qoftë dhe në të tri ngjarjet tronditëse, kurrsësi në këtë pikë, kemi të bëjmë me dy palë, të cilat edhe avokatura do t’i marrë në mbrojtje secilën: Shkakun dhe pasojën! Nëse çoi në këtë vendimmarrje, në themel të lidhjes dashurore, nuk ka funksionuar sinqeriteti, seriozitetit, pariteti dhe reciprociteti, por në thelb lidhja, duket se ka pasur komercialitetin, qoftë dhe me ato kuotime të pa përcaktuar, por të publikuara edhe në pak rreshtat e shtypit të ditës nga burime të besueshme: Kur një ditë para kryerjes së krimit Mata i shkruante vajzës: ”Më detyrohesh shumë… prej teje shkatërrova familjen…të kam ndihmuar dhe me para”! Natyrisht “kontratat” e nënshkruara dhe të pa nënshkruara, si në këto raste “klandestine”, lidhen mes dy palëve, dhe mund të prishen nga njëra prej tyre?! Ndërsa e para, kontrata ligjore në marrëdhënie ekonomike, institucionale, zgjidhet përpara drejtësisë, dhe shkaktari i prishjes së kontratës paguan haraç! Në këto raste, duket sikur këto “kontrata” të pa nënshkruar, por të lidhur nga të dy palët dhe të zgjidhura nga njëra, rezultojnë edhe me këtë kosto. Sigurisht edhe Elsoni, miku im, që ka mbaruar për drejtësi, duke “bërë avokaturën” e palëve, kur vjen te “vendimmarrja”: ndëshkon krimin e dyfishtë, por sheh dhe pranon përqindjen edhe të shkakut; që solli pasojën, si në këto marrëdhënie, të ndërmarra nga vendime emocionale, apo dhe të ushqyera nga veprime jo racionale… Qoftë dhe në këto marrëdhënie njerëzore, “klandestine”, nuk funksionon normaliteti, paritetiti, reciprociteti, por merr peshë e funksionon shpesh komercialitetit, ndaj jep edhe këtë impakt, nga deficenca e formimit dhe e kualifikimi të shoqërisë. Njerëzit e shoqërisë sonë përherë ndodhen të provokuar, të përçudnuar e kërcënuar, qysh në rrugë, kur të pret rrugën i marri, nga qentë me katër, po dhe nga ata me dy këmbë, të shthurur dhe shtuar deri në “tufëza pa shenjë”, nga psikikët në rrugë me shatë, apo me llastik në dorë që dhunojnë të drejtën, kur u pritet rruga qytetarëve, kur pushtojnë hapësirat publike dhe i përmbytin me ujin dhe ligësinë! Njerëzit e një shoqërie të traumatizuar përgjatë këtij mbi çerek shekull: Të pa ngrënë e të pa nxënë, të pa siguruar e të tmerruar, në panik e frikë, në krizën e sotme dhe pa shpresë për të nesërmen, doemos ka edhe këtë faturë të krizës psikologjike dhe psikike të shoqërinë shqiptare. Shthurja e shoqërisë në përgjithësi dhe në veçanti e njerëzve më formim të dobët, ka 10-fishuar numrin e të sëmurëve mendorë. 3 në 4 persona rezultojnë të sëmurë mendorë- tha këto ditë gjuha institucionale, pra shpalosen shifra tronditëse nga goja e zyrtarëve të fushës! Përballë këtyre hatave, me turravrapin e pashoq, shumë njerëz, miq e shok, lexues janë vënë në siklet dhe gjenden në tmerrin e pa fund, sa të turpëruar edhe në sytë e botës. “Nuk kapërcejmë dot pikat kufitare”-, më thoshte një mik. Sikur në shohin në sy dhe na numërojnë në sy edhe hyneret e këtyre ditëve”. Po një pjesë tjetër thonë jo pa dhimbje: Këto monstruozitete edhe media me vendimmarrjen e tyre, të mos i publikojë me këtë zell, sepse në vend të sensibilitetit, kanë edhe efektin kundër, duke terrorizuar psikologjikisht njerëzit, por edhe duke i nxitur të marrët! Marrëzia e të marrëve, ka këputur frerët, në gjithë qelizat e jetës shqiptare, ka prekur majat! Vetë shoqëria, individi është përgjegjëse për këtë shthurje, në panik e konflikt, pa mos përjashtuar përgjegjësinë sipërore të politikave shthurëse, të cilat edhe kur i denoncojnë qytetarët, bëjnë sehir, madje zyrtarët dhe shtetarët bashkëpunojnë me shkelësit e ligjit, duke e shthurur, degjeneruar dhe kriminalizuar shoqërinë shqiptare, produkt i të cilit janë edhe këta, të përzgjedhur, si të ishin majaja e kësaj shoqërie, por rezultojnë të jenë fatkeqësisht; krundet e saj. Një shoqëri që nuk njeh, nuk zbaton normat më elementare, në komunikim, në rrugë, banesë, në shkollë, në institucione dhe një politikë bërje shtetërore, që nuk edukon, por shthur me shembullin që shpalos, ç’mund të presësh? Një politikë e kriminalizuar deri në tempull, vetëm shthur, kriminalizon shoqërinë… Përgjegjësia individuale, shoqërore dhe institucionale, si dhe veprimet, aksionet individuale, shoqërore dhe institucionale, janë mundësia reale për të ndalur këtë hata-greminë, për të nisur startimin e vonuar: të rilindjes dhe riformimit të shoqërisë shqiptare! Të mençurit e moçëm të thirren dhe të vendosen piketa për të shëruar e shpëtuar shoqërinë e sëmurë kaq rëndë!… Është e domosdoshme, sa e vonuar që në lëndët mësimore, të shkollës të përfshihet formimi i njeriut me rregulla, standarde qytetare, evropiane, jetës në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re shqiptare…