Shkëlqim Selmani: Që pluralizmi të mos vdesë!

151
Sigal

Lidershipit opozitar të vërtetë nuk i duhet asnjë kauzë politike për të filluar protestat masive për rrëzimin e kësaj qeverie mashtruese, kusare e tradhëtare. I mjaftojnë vetëm këto fakte që e tejkalojnë politikën dhe ulurasin:

  1. Megaskandali me çmimin e rrugëve. Mafia qeveritare e ka çuar fiktivisht vlerën së 1 kilometri rrugë autostradë e thjeshtë në 24 milion euro?! Kuptoni? 24 milion euro në 1 km?! I bie që për për 1 km të vjedhin minimalisht 20 milionë euro. Për 10 km vjedhin 200 milion euro, për 100 km vjedhin 2 miliardë euro dhe këtë krim monstruoz gjykatat e vlerësojnë si shpërdorim detyre?!
  2. Megaskandali me inceratorët ku i paguhen edhe sot mafies miliona euro në vit?!
  3. Megaskandali McGonigal, ku kryeministri ynë përmendet në akt padinë kundër atij 14 herë dhe e kalon këtë si një gjë normale?!
  4. Megaskandali i blerjes dhe kapjes së një pjese të opozitës me qëllim shkatërrimin e pluralizmit politik. Ky është krimi më i rëndë që mund ti bëhet sistemit demokratik në Shqipëri që barazohet dhe me tradhëtinë kombëtare. Ka edhe qindra fakte e skandale të tjera, por mjaftojnë vetëm këto që rrëzimi i kësaj qeveri të jetë emergjencë kombëtare. Imagjinoni sikur këto skandale e vjedhje monstruoze të ndodhnin kaq hapur e me kaq arrogancë në Francë, Gjermani, Itali apo edhe më afër, në Greqi. Do ishte bërë nami siç bëhet edhe kur rritet çmimi i naftës me 5 cent, kur duan të rrisin moshën e pensionit me 2 vjet apo edhe kur përplasen dy trena …