59% e familjeve heqin dorë nga ushqimi për të paguar dritat, ende s’është miratuar vendimi për klientin në nevojë

127
Sigal

59% e familjeve shqiptare heqin dorë nga ushqimet për të paguar faturat e energjisë elektrike, ndërsa 65% e tyre nuk e përdorin fare ujin e ngrohtë si formë kursimi”.

Të dhënat i përkasin një pyetësori të realizuar nga organizata Miliekontakt, ndërsa u prezantuan gjatë konferencës me temë “Varfëria Energjitike – Dialogu Politik”.

Duke u fokusuar të varfëria energjetike, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda tha se institucioni që ai përfaqëson ka kontatuar ndërprerje të energjisë te familjet me ndihmë ekonomike, duke e konsideruar këtë situatë të rëndë.

Sipas Gajdës, problem kryesor është mungesa e vendimit të qeverisë për klientin në nevojë.

Varfëria energjetike është situata në të cilën një familje nuk mundet të aksesojë shërbimet energjetike në shtëpi në një nivel të tillë që mund të përballojë nevojat e saj sociale dhe materiale.