Sot festë? Do festojmë demokracinë? Pse vërtetë mendoni se kemi ngritur një sistem demokratik? Hë më thoni për ccfarë do festojmë?
Për punësimin? Se helbete ia shkulëm dhe tullën e fundit fabrikave komuniste.
Për arsimin ? Se shkollës i kemi vënë ferrën se s’ka ccfarë na duhet. Na mjafton Bigu…
Për bujqësinë? Tani i quajmë fermerë po me toka djerrë… se helbete e ndamë tokën dhe pastaj ndamë vëllazërinë…
Apo mbase do duhet të festojmë për fjalën e lirë…! Po ccfarë të bëjmë me këtë fjalën e lirë kur fuqinë e ka paraja?
Mbase duhet të festojmë për 31 vitet që akoma i quajmë tranzicion? Apo për klasën politike që e kemi krijuar vetë e që ccdo ditë na zhvat si të mundet?
Ok, le të festojmë ditën e Rinisë ! Po të cilës rini? Të asaj që është shpërndarë rrugëve të botës me shpresën e një jete më të mirë?
Sigurisht 8 Dhjetori ishte dita e shpresës së madhe! Si gjithnjë Revolucionin e bën Rinia, por përfitimet i korrin maskarenjtë. Dhe për 31 vjet e kanë bërë shumë mirë këtë punë!
Ndaj shpresa sërish është te rinia. Po së pari duhet t’u hapim sytë, se ekranet e televizioneve ua kanë mbyllur e i kanë verbuar fare!
Gëzuar festën Rini dhe jo gëzuar festën Sali…. Gëzojuni një dite tjetër pushimi, pa për demokracinë flasin Rama e Basha… ndërsa ne … duartrokasim nga shtëpia!