Prof. Dr. Artan Fuga: Kush është ai kërriç që mashtron zonjën Prokiç!

319
Sigal

Kur lexoj deklaratën e zonjës Prokiç lidhur me atë se media në Shqipëri është përkeqësuar si rezultat i masave ndaj Covidit, kontrollit të informacionit lidhur me pandeminë, dhe të ndonjë ligji për shprehjen, më vjen të qesh…

Hahahahahahahahahahahahahahaha! Me lotë!

Po kush t’i ka dhënë zonjë e nderuar këto të dhëna?! Kush të gënjen kështu? Kush është ai kërriç që mashtron zonjën Prokiç?

Po gazetarët në Shqipëri janë të kontrolluar, cenzuruar, të tredhur nga majat e thonjëve të këmbëve deri te fijet e flokëve nëse kanë! Janë zhytur në një system, që sikurse thotë i madhi Nichols, studjuesi i ndritur amerikan, e kanë bërë gazetarinë të vdesë!

Zonja Prokiç flet për pandemi!!!

Nuk di të qeshësh, apo t’ja fusësh të qarit!

Këtu ka marrë fund raportimi i lajmit! Këtu gjithçka është fake, kërriçi e ka gënjyer zonjën e nderuar duke i folur jo për pandemi, jo për grip, jo për diarrhé, kurse në media ka rënë kolera, e pashërueshme pa një reformë totale që askush nga politikanët, askush, as guxon ta shtijë ndërmend se i dalin ëndërra me maçokë të zinj në formë malesh me borë në gjumë, përzjerë me vullkane, dhe këtë e paguan qytetari që paguan lesht e kokës për të blerë me lekët e ushqimit të kalamajve propagandë, intoks, para dhe pas buke. Tre herë në ditë!

Hahahahahahahaha,

Pandemia – thotë e shkreta!

Hahahahahaha! Mbamëni!

Këtu ka rënë mortja! Ajo thotë Covidi!