Panariti: Stalinizmi” i shekullit njezet e një

553
Sigal

Nga Edmond Panariti

“Stalinizmi” i shekullit njezet e një!

Ne nje diskutim rreth ceshtjeve te sotme “ekzistenciale”, profesori dhe filozofi hebre Yuval Noah Harari, percakton ekuacionin e diktatures se re digjitale te shekullit tone.
BxCxD=AHH.
Njohuri biologjike x fuqi kompjuterike x te dhena personale = kontroll i njerezimit.
Sipas tij, kjo do te shpjerë nga njera ane në krijimin ne shkalle botërore te nje klase “te padobishme” dhe “te pavlere” ekonomike njerezish dhe ne krijimin dhe ngjitjen e frikshme te “kolonializmit” te te dhenave dhe te diktatures digjitale nga ana tjeter.
Nese ne shekujt e shkuar, lufta e njerezimit ishte kunder shfrytëzimit te njeriut nga njeriu, sot sipas tij lufta behet kundër krijimit ne shkalle botërore te nje shtrese te madhe te padobishme dhe te kote njerëzish nga ana ekonomike dhe politike dhe krijimin e poleve sunduese te teknologjisë se informacionit që kontrollojnë dhe kanë ne dore gjithëcka, nga ana tjetër . Sipas Hararit eshte më mirë të jesh i shfrytëzuar se sa i pa vlere dhe i padobishem.
Kjo sipas tij, do ta coje pabarazinë midis vendeve ne kulm! Vendet qe nuk do te jene konkuruese ne fushen e inteligjencës artificiale (AI) ose do te falimentojnë ose do te kthehen ne koloni të vendeve që e kontrollojnë atë. Në rastin e dyte, keto vende do ta humbin pavarësine dhe vendim marrjen sovrane.
Ky është Stalinizmi i ri i shekullit tone thotë Harari..