Panariti: Fatura e borxheve për shqiptarët më e “kripur”, falimenti po troket. Vendi në kolaps

244
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, thotë se fatura e borxheve për shqiptarët është më e ”kripur” sesa shfaqet. ”Pyetje shtetit dhe pushtetit! Me çfarë do të paguhen këto borxhe? Sepse të ardhurat fiskale nga ekonomia si e vetmja rrugë për shlyerjen e borxheve, nuk përballojnë më as pagesat e interesave të borxhit. Kjo është e qartë për këdo! Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se vendi është në kolaps, faliment dhe blerja e borxhit nga blerës globale si e vetmja zgjidhje, në thelb do të thotë shitje e Shqipërisë”,- shkruan Panariti në facebook.

Postimi i plotë

Fatura e borxheve për shqiptarët është më e “kripur” nga sa shfaqet. Falimenti po troket! Sepse paratë dhe shpenzimet pa logjike ekonomike që do të hidhen nga pushteti për fushatë, do ti kthejnë financat në një tokë të djegur!

Edhe sipas aritmetikës së thjeshtë, një ekonomi e cila rrudhet me rreth 10% brenda vitit, ( kjo sipas vlerësimeve të BB, FMN, BERZH) nuk e ka më borxhin e kontabilizuar mbi 80% të PPB. Në fund viti do ta kemi borxh zyrtar mbi 90%.., dhe kjo sipas vlerësimit të tanishëm të institucioneve të Breton Woods.

Sepse ka gjasa që mund të jetë edhe më keq se kaq kur të kemi rivlerësimin financiar të fund vitit. Vini re, ky rishikim në përkeqësim ka ndodhur edhe me tre mujorët e kaluar prandaj shënjat nuk janë të mira! Por po ti shtojmë kësaj fature edhe atë që nga ekspertët financiarë cilësohen si borxhe të fshehura, (dhe që përllogariten në rreth 16 përqind të PPB) , atëhere borxhi publik është de facto 106 % i PPB.

Pyetje shtetit dhe pushtetit! Me çfarë do të paguhen këto borxhe? Sepse të ardhurat fiskale nga ekonomia si e vetmja rrugë për shlyerjen e borxheve, nuk përballojnë më as pagesat e interesave të borxhit..Kjo është e qartë për këdo! Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se vendi është në kolaps, faliment dhe blerja e borxhit nga blerës globale si e vetmja zgjidhje, në thelb do të thotë shitje e Shqipërisë.