Nga Bernard Zotaj: Lamtumirë i shtrenjti Kastriot Zotaj !

 

Lamtumirë vëllai ynë i dashur Kastriot! Rrugëtim sa të të qetë drejt parajsës! Qofsh i bekura zemërbardhi dhe shpirtmiri vëlla që një jetë të tërë na u bërë krah, por na ike kaq shpejt! Më datë 8 korrik 2021 nga ora 18.00-21.00 presim vizita tek Hotel “Internacional”, pas ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe më datë 9 korrik 2021 nga ora 09.00-12.00, Varrimi bëhet në orën 12.00 duke u nisur nga Hotel “Internacional” në Rrugën e Kavajës. FAMILJA ZOTAJ Kastriot Hiqmet ZOTAJ lindi në Ramicë, Vlorë më 7 maj 1943. Ai u rrit dhe u edukua në një familja me tradita patriotike dhe zakonore. Prindrit e tij, Hiqmet dhe Sibe Zotaj ishin veteranë të LANÇ-it. Me përfundimin e shkollës 7 vjeçare “Sadik Zotaj” në vitin 1956, ndoqi Politeknikumi Mjekësor të Tiranës të cilin e përfundoi në vitin 1961, pastaj mbaroi Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Farmaci në vitin 1970, si dhe Shkollën e Lartë e Partisë në vitin 1984. Fillimish me punë pas përfundimit të Politeknikumit në vitet 1961-1966, ka kryer detyrën e ndihmësmjek-farmacist në Korpusin e Dytë të Këmbësorisë në Gjirokastër. Në vitet 1966-1970, kreu në Univeristetin Shtetëror të Tiranës. Në vitet 1970-1974 kreu detyrën e mjek farmacistit në Brigadën e Nëndetësve në Pashaliman, Vlorë. Në vitet 1974-1977, kreu detyrën e shefit të farmacievë në Bazën e Depove të Ushtrisë në Tiranë. Ndërsa në vitet 1977-1992, në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Ushtarake në Tiranë, Spitali Ushtarak ka kryer detyrën e sekretarit të byrosë së partisë, si dhe shef i farmacisë së spitalit. Në vitet 1992-2014 ka qenë President i Firmës Farmacuetike “Avicena”, Sh.p.k., Tiranë. Pas vitit 2014 ka qenë në pension. Ai ka shkëmbyer përvojë farmacuetike brenda dhe jashtë vendit në mjaft kongrese dhe takime kombëtare dhe ndërkombëtare, si ka qenë drejtor i Bordit të Revistës “Farmacisti” nga viti 2004-2014. Për punë të dallueshme ai është vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Medalja e Punës, nr. 4446, datë 10.10.1968. Motivacioni: Është dalluar në punë për ndërtimin e Rrugës së Malësisë së Madhe. Ka realizuar dhe tejkaluar normat e punës dhe ka marrë pjesë gjallërisht në aktivitetet e organizuara për edukimin e rinisë; me Medalje për shërbim të mirë të Popullit, nr. 5586, datë 31.05.1977. Motivacioni: Për punë të ndërgjegjshme dhe shërbim të pritjes së popullit dhe shërbimit të sëmurëve. Dallohet për aktivitete shoqërore. Me Urdhrin e Shërbimit Ushtarak Klasi III, nr. 7140, datë 25.07.1987. Me tituj nderi me vendim të Forumit të Shoqatës Kulturaore Atdhetare “Labëria”, datë 11. 2006 i jepet titullin “Mirënjohja e Labërisë”, me motivacion: “Një ndër figurat kryesore drejtuese të Shoqatës Kulturaore Atdhetare “Labëria”, me kontributin e tij intelektual e veçanërisht me mbështetjen e vijueshme ekonomike, ka kontribuar ndjeshëm në mbarëvajtejen e funksionimin e shoqatës “Labëria”, në realizimin e misionit të saj për ruajtjen e transmentimin e vlerave më të spikatura ardhetare e kulturore të treves së Labërisë”. Ndërsa me vendim të Këshillit të Qarkut i jepet titullin “Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë”, me Prot. 22, datë 22.6.2009, me motivacion: “Biznesmen me vlera humanitare e demokratike”. Kastriot Zotaj u martua me Lutfie Malaj nga Ramica, me profesion mësuese me të cilën lindën, edukuan dhe shkolluan dy fëmijë: vjazën Elsa dhe djalin Henrik, të cilët kanë përfunduar universitetin dhe sot punojnë mjek dhe farmacist.

Sigal