Mimoza Rexhvelaj: Po mësuesit përse duhet të shkojnë në shkollë?

957
Sigal

Më iluminoni pak ju lutem!Meqënse unë punoj në mal dhe nuk ma “Rrok Tiranën” se nuk ka valë dhe lajmet vijnë me vonesë.Shkollat u mbyllën dhe jam plotësisht dakort me vendimin.Këtë pjesën e mësuesve nuk e kuptoj?
Ne do dalim në punë apo jo?
Po dolëm pa fëmijë çfarë do të bëjmë?
Apo të luajmë “gurcup”
Ne nuk na kap? Si do mbrohemi?
Mësim “online” si bëhet ?Me klasa virtuale si punohet kur shkollat tona nuk kanë rrymë elektrike, nuk kanë asnjë kompjutet, as edhe një të vetem dhe valët telefonike nuk mbërrin.Prindërit e fëmijëve punojnë dhe nuk na e kanë terezin të merren me zyshat dhe detyrat e shtëpisë.Na qartësoni ju lutem!Se Ministria e shëndetësisë po thotë gjë tjetër nga Ministria e arsimit.Cila vendos për mbrojtjen publike?