Itali, radhë të gjata në supermarkete në mbrëmje, sot dita e parë në ‘shtetrrethim’

368
Sigal

Shifrat e fundit nga Italia tregojnë për 9172 të prekur dhe 463 të vdekur nga koronavirusi.

Radhë të gjata janë vërejtur në supermarketet italiane gjatë natës, shkruan BBC. Një qytetar publikoi në Twitter fotografi ku shfaqen radhë të gjata jashtë një supermarketi në Itali, pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë për të shmangur turmat.

“Conte thotë se duhet të shmangim daljet jashtë, por italianët shkojnë e mbajnë radhë në supermarkete. Ne e meritojmë të jemi tallja e të gjithë Evropës”, komentoi me ashpërsi përdoruesi për këtë fakt në foto.

Ndërkohë, qeveria italiane i ka siguruar qytetarët se supermarketet dhe dyqanet nuk do të mbyllen, dhe se janë marrë të gjitha masat për të siguruar bazën ushqimore për qytetarët.