Lefter Maliqi: Çfarë bëri Turi që varka e Rilindjes po përmbyset? Besa ra e para, Lleshaj gati me të tjerët

256
Sigal

Nga Lefter Maliqi

Pyetje pa alternativa: Çfarë bëri Turi që varka e Rilindjes po përmbyset? Një ndihmë e vogël: Besa ra e para, Lleshaj gati me të tjerët

Dje, maxhoranca e thërrmuar dhuroi shfaqjen e radhës në Këshillin Politik.
Me urdhër të Ramës, Gjiknuri bëri sikur donte konsensusin me Opozitën e Bashkuar dhe i ftoi në tryezën e Këshillit Politik, por çfarë bëri?
Vetëm zbatoi urdhrat e Ramës për të bllokuar Opozitën e Bashkuar, pasi janë të tmerruar nga fitorja plebishitare e saj.
Përballë humbjes së garantuar, socialistët po shfrytëzojnë çfarë kanë në dorë për të penguar sa të munden Opozitën e Bashkuar.
Socialistët hyn në mbledhjen e Këshillit Politik me kushtin e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, pra duke mos u tërhequr nga ndryshimet kushtetuese të njëanshme që kaluan para mbylljes së sesionit të kaluar.
Pse është kaq i tmerruar Ramziu sa kërkon të ndalojë koalicionin opozitar që do e përmbysë si uragan?!
Pse ka frikë Ramziu nga bashkimi PD-LSI?!
Apo se e di që goditjen finale do ia japë pikërisht LSI.
Ku e gjen pushtetin absolut Gjiknuri që i thotë Opozitës së Bashkuar se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi doni apo s’doni ju?!
Nëse Ramziu është kaq i bindur se do fitojë më 25 Prill, pse i pengon koalicionet?!
Bylykbashi dhe Vasilli i kërkuan Gjiknurit të reflektojë dhe që ODIHR, në bazë të marrëveshjes së 14 janarit, të ndërhyjë në lidhje me hapjen e listave.
Ramziu nuk arrin dot konsensus në vendin e vetë, kërkon të negociojë për Lukashenkon në Bjellorusi. Komike!
Ramziu duhet të kuptojë diçka dhe ta fusë në kokën e tij boshe, që si me koalicion, si pa koalicion, Opozita e Bashkuar merr 100 mandate!
P.S Ramziut i qenka futur tmerri nga LSI, më saktë nga fuqia e Presidentit pasi doli lajmi se do të jetë pjesë e qeverisë së re. Aq shumë është tmerruar, sa ka nisur kërcënimet dhe presionet në administratë për të votuar PS-në; E turpshme! Dhe kush po e bën këtë, Ramziu njëherësh kreu i OSBE-së, njeriu që para se të shkojë në Greqi, takon Erdoganin në jaht, për të bërë si lideri rajonal me fuqi lindore, por për këtë do flas nesër më gjerësisht.