Ironia e gazetarit Ergys Alushi: Plasën urimet për PS!

349
Sigal

Nga Ergys Alushi:

Plasën urimet për PS!

Urojnë të vjetër e të rinj!
Të papunë e në punë!
Të varfër e të pasur!

Ata të “shtëpisë së doktorit” dhe disa që e mësuan selinë e PS duke u orientuar me “Gamën” apo kur PS erdhi në pushtet në nivel qendror!

Doja të uroja edhe unë, por për çfarë të urosh PS?!

Ta urosh për një grup të vogël njerezish që po e perdorin “markën” PS, per te pasuruar veten!
Dhe që do të largohen të parët sapo të mos kenë më pushtet e mundesi për të bërë pasuri!

Urojnë,
si ata që kanë kontribuar vertet dhe nuk fituan asgjë, dhe që do votojnë perseri sepse ashtu janë rritur e formuar!

Urojnë,
edhe ata, që pa asnjë kontribut shpirtëror, por që e blenë këtë kontribut, për të blerë e zënë më pas postet më të mira, duke u pasuruar materialisht, në antitezë me mijërat e socialistëve të varfër!

Sa të jenë të parët dhe deri sa ta kuptojnë se me votën e tyre po pasurojnë një grup të vogël “socialistësh”, të “përmalluar” me themelimin e PS, këta të fundit do të jenë të paprekshëm dhe të pandalshëm në pasurimin e tyre!

Ata, do t’a “urojnë” perseri PS nga makinat, vilat e drekat luksoze të tyre, duke u tallur me ndershmerinë dhe idealin e mijëra socialistëve, që nuk kanë bukë në fund të muajit!

Historia vazhdon….

P.S. Keqardhje dhe njëkohësisht mirëkuptim për shokët e mi të vjetër socialistë që nuk më bëjnë dot “like”!
Një tjetër tregues i frikës dhe presionit që ushtrojnë mbi ta disa nga të “përmalluarit” milionerë nga puna në shtet, për themelimin e PS!