”Topi brenda portës së Ramës”, Salianji: Po luan cirk me veten, ndryshimi i sistemit pa garantuar votën e lirë do ishte zhgënjim

291
Sigal

Ish –deputeti i PD, Ervin Salianji ka thënë se ajo çfarë po bëhet me Reformën Zgjedhore post- marrëveshjes është një cirk nga Rama.

Salianji tha se opozita parlamentare nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm mazhorancën dhe është një zgjatim i saj. Prandaj Rama sipas tij, po ‘negocion’ me veten për të mosarritur dakordësinë.

Më tej Salianji tha se ndryshimi i sistemit nuk ka vlerë pa garantimin e votës së lirë. Ish- deputeti sqaron se nëse nuk garantohet vota e lirë por ndryshohet sistemi atëhere do ishte një dështim dhe zhgënjim.

”Po më duket që ka një dhe duket që ka një cirk. Shikoja sot që gjithë propozimet që ka pasur PS për mos pasur koalicione, për gjasme sistem, apo ajo që quhet opozitë parlamentare, tani futet sikur është një shqetësim i atyre që janë zgjatim i mazhorancës. Përveç 2-3 nuk kanë background politik. Janë të pavotuar. Është cirk nga mazhoranca për mos shkuar në dakordësimin e arritur. Është dakordësi për të mos lejuar çunat problematikë të Gjiknurit të sillen rrotull qendrave të votimit. Reforma Zgjedhore nuk është e plotë.

Basha ka menduar për interes të qytetarëve dhe publik. Fitoi Shqipëria sa i përket çeljes së negociatave. Tani topi është brenda portës së Ramës. Ne kemi rrëzuar propagandën e Ramës edhe me kushtet e njëpasnjëshme Bundestagu. Pa u miratuar në Kuvend opozita nuk ka fituar me këtë marrëveshje. Nuk do lejohet votimi në masë, manipulimi, mbushja e kutive, nga ana tjetër është rrëzuar kapja e komisioneve nga Rama nëpërmjet administratës publike që është me militantë të PS. Imagjinoni që pa garantuan votën e lirë të shkohet në Lista të Hapura. Duhet garantuar vota më pas Lista të Hapura që kërkon dhe një votim elektronik që mos votohet partizançe, fshatçe etj. Kërkon më shumë kohë për implementim, më shumë se një diskutim me 3 veta. Duhet pyetur interesi publik dhe duhet një dakordësi jo me marrëveshje por në referendum që qytetarët të zgjedhin vetë sistemi zgjedhor.

Sot diskutimi është të garantohet vota. Imagjinoni nëse do të arrihej marrëveshja për këtë dhe do të dështonte për implementim. Më e mira është zgjedhja nga populli nëse do lista të hapura, të mbyllura etj.

Duke qenë se është ky sistem zgjedhor, PD ka filluar ose fillon një proces brenda këtij muaji dhe fillimisht në vjeshtë tek qytetarët. Më pas për të shkuar tek të gjitha grupet e interesit për t’i nxjerrë shumë kohë më përpara se zgjedhjet e ardhshme. Është futur me propozim të Bashës. Anëtarësia e PD do të përzgjedhë me votë transparente, dhe do testohet gjithësecili prej nesh që ka pasur pozicione të larta për të parë nëse është bërë apo jo puna siç duhet. Kjo e demokratizon partinë dhe duhet parë nëse do ndiqet nga partitë e tjera. Deri në fillim të vjeshtës kemi përmbyllur konsultimet për kandidatët për deputetë.

Janë deputetë që kontrollohen nga Rama. Vijnë nga listat tona por janë të pavotuar. Unë kam qenë në Korçë kandidat dhe qytetarët zgjodhën deri tek 4, të tjerët nuk na i pranuan, pra nuk i bindën. Ne kishim 11 kandidatë dhe paraqitesh për të marrë maksimumin. Këta deputetë nuk kanë përfaqësi dhe edhe vetë tregojnë që nuk janë në terezi.”- tha Salianji.