-Reflektim për vrasjen e fëmijës me thikë-
Duhet thënë me zë të lartë dhe shkronja të mëdha se për 45 vitet e sistemit ekonomiko-shoqëror socialist i emërtuar ndryshe edhe diktaturë e proletariatit, në Shqipëri sundoi ligji, edukimi me të gjitha format ndërgjegjësuese, bindëse e shtrënguese. Egzistoi familja si celula bazë e themelit të strukturës së shoqërisë njerëzore, egzistoi shkolla si institucion bazë i nivelit më të lartë ligjor mësimor dhe edukues, që kishte si objektiv trekëndshin mësim, kalitje, edukim.
Populli ynë ka një pasuri të jashtëzakonshme me urtësi, ku spikat përvoja shumëshekullore. Përvojë kjo që iu transmetohet brezave, prej lindjes deri në perëndim, nga djepi deri në varr. Ua transmeton nëna, babai, vëllai, motra, gruaja, bashkëshorti, tërë familja, vetë jeta. Ua ‘injekton’ shkolla, shoqëria, kolektivi punonjës, udha, mjedisi shoqëror. Ne që tashmë jemi tek të tetëdhjetat, porosia prindërore që nismon “ruaju nga plumbi, zjarri, lumi” na është ngulitur të gjithëve e pasuar me “bëhu fëmijë i mbarë për vete , familjen dhe Shqipërinë”. Nuk na shqiten kurrë nga mendja , (dhe i kemi pasur para syve tërë vitet tona prandaj nuk e tradhtuam atdheun) porositë si “ruaju nga armiku që harrohet se ai është më i rrezikshmi”, “ruaju nga paret e verdha dhe shalët e bardha”,”Mbroje dhe ruaje atdhenë si shqipja folenë” e qindra,qindra të tjera.
Edhe në urtësinë e popujve të botës gjejmë shumë e shumë fjalë të urta, shprehje aforizmike, proverba, etj që i bëjnë jehonë jetës kundër vdekjes, që edukojnë të gjithë njerëzit e tërë moshave për të ecur në shoqëri, familje, punë dhe kudo me hapin e më të mirëve, me normat ligjore, me mendjen e mprehtë dhe me vigjilencën e lartë. Kështu lexojmë të thuhet:”ruaju nga gjarpëri, krokodili, peshkaqeni, mushkonja, ujku, nga qeni i pabesë, etj etj, po ashtu siç gjejmë edhe “ruaju nga muri i plasur dhe gruaja gërnjare”, nga ‘miku dhe armiku’ etj. Popujt krenarë, luftëtarë dhe të pamposhtur për nga fuqia ekonomike e ushtarake, sasia numerike dhe madhësia territoriale urtësinë e kanë në raport me këto përmasa; ata më të vegjël me përmasa të tjera. Dhe e ruajnë këtë pasuri si sytë e ballit. Madje ka edhe popuj, sidomos ata të kolonizuar, të shtypur e shfrytëzuar barbarisht që përdorin edhe fjalëurti si “Ruaju nga i bardhi”, “ruaju nga i ardhuri i paftuar”, “ruaju nga ushtari pushtues” etj.etj. Ne na duhet që t’i referohemi historisë sonë, sepse jemi vend që kemi provuar për 50 vjet edhe sistemin socialist të ekonomisë, ku”kishte zot ahuri”, ku kish “Çeçua biçak,” ku kishte shtet me disiplinë dhe demokraci, ku secili kish detyra e të drejta.
Duhet thënë me zë të lartë dhe shkronja të mëdha se për 45 vitet e sistemit ekonomiko-shoqëror socialist i emërtuar ndryshe edhe diktaturë e proletariatit, në Shqipëri sundoi ligji, edukimi me të gjitha format ndërgjegjësuese, bindëse e shtrënguese. Egzistoi familja si celula bazë e themelit të strukturës së shoqërisë njerëzore, egzistoi shkolla si institucion bazë i nivelit më të lartë ligjor mësimor dhe edukues, që kishte si objektiv trekëndshin mësim, kalitje, edukim. Dhe tashmë dihen që në sajë të atij edukimi intensiv, i pandërprerë u rritën disa breza kuadrosh aq tepër të devotshëm, që ndërtuan e mbrojtën paqen e kërcënuar në vendin tonë që nuk u shfaq asnjëherë sindromi” fëmija të vret me thikë!” U mbrojt liria, disiplina, familja, nderi, krenaria dhe prona e përbashkët duke realizuar praktikisht zhvillimin me ritme të njëjta të pasurisë e ndërgjegjes në nivel relativisht të barabartë, nga karrocieri deri te anëtari i byrosë politike, nga fëmija, familja deri te qeveria. Kurrë në ato vite nuk vuajti shoqëria shqiptare nga sëmundje të tilla si vrasja me thikë,vrasja për vjedhje pasurie, djegie makine pas vjedhjes dhe vrasjes, bordelot me mantenuta të huaja që vijnë,( apo i sjellin), këtu për të degjeneruar nga ana morale totalisht popullsinë e vogël autoktone, droga dhe hashashi, mashtrimi dhe hipokrizia nga qeveria deri tek fëmija. Kurrë nuk doli kryetari i qeverisë komuniste që të gënjente, apo filozofonte para popullit për pensionet, aksionet, misionet, siç bën Edi Rama. Kryeministri, deputeti, sekretari i parties etj., delte një herë në gjashtë muaj për të raportuar realizimin e detyrave dhe për të treguar detyrat e reja që do të kryheshin patjetër, pa derman, me mobilizim të përgjithshëm moral, politik, kombëtar. Ata ishin të shkrirë atje me masën e nuk rrinin nëpër television, radio e tallavara.
Ne si popull i vogël, i shkërmoqur, por krenar për kombësinë, historinë, lavdinë, integritetin, këto sëmundje të rënda, i ndjejmë shumë thellë deri në kockë. Qeveria e tanishme është larg të qenit shqiptar që mbron atdheun dhe rininë, të ardhmen e këtij vendi.Atij i është bërë truri’ turizëm’!
Sot, në vitin e 35-të të sistemit kapitalist të modelit amerikan, ku jemi zhytur e po notojmë për mbijetesë, ku sundon qejfi, etja për fitim, dëshira për të mos punuar dhe sigurimi i pasurisë në kohë sa më të shkurtër me çdo mjet të mundshëm, ku sundojnë vjedhja, vrasja, vdekja, ne po vuajmë edhe sindromin”ruaju nga fëmija me thikë”! Kujtoj vetëm diçka fare të vogël, por me peshë të madhe. Në derën e shkollës”Naim Frashëri” në Tiranë është shkruar parrulla “Këtu ka vend për të gjithë!” Nuk janë vetëm shkronjat e saj të deformuara, por më shumë është përmbajtja e saj.A nuk është pasojë e parrullave të tilla antipedagogjike edhe një pjesë e tabanit të kësaj ngjarjeje makabre ku nxënësi vret nxënësin me thikë apo të nesërmen plagos rëndë studenti studentin po me thikë? Kjo sëmundje është nga më të voglat, por nga më të rëndat që po na godet. I bashkohem mendimit të disa psikologëve si prof.G.Tushe, etj. se që ‘ilaçi’ i kësaj sëmundjeje dhe të tjerave simotra me të, kërkon kohë, mund, detyrim e punë prej të gjithë hallkave të zinxhirit shoqëror, forcim të sistemit edukativ shkollor etj. Madje edhe me mendimin se sistemit të çedukimit masiv që realizon kapitali t’i vëmë përballë një mur të madh me sisteme të tjera, paralelisht me të, por detyruese, edukuese, moralizuese që të minimizojmë efektin e atij-jam dakord. Por këto janë plagë që i pjell, i sjell, i ushqen, i mbart dhe i mahis vetë sistemi kapitalist.Posaçërisht tani kur ai ka në dorë edhe zhvillimin pa fre dhe çmendarak të teknologjisë-që e ushqen po vetë kapitali, sepse i sjell fitime të shumëfishta,- sistemi shoqëror i kapitalizmit po ‘kalëron’ drejt zhvillimit kafshëror të njeriut. Ne si popull i vogël, i shkërmoqur, por krenar për kombësinë, historinë, lavdinë, integritetin, këto sëmundje të rënda, i ndjejmë shumë thellë deri në kockë.Nuk e gjej dot shërimin e kësaj sëmundjeje vetëm tek dorëheqja e ministres që deri tani’ ka ndritur’ në disa ministri, as tek polici apo psikologu. Këto duhen bërë.Madje as tek mbyllja e tik-tokut etj, profka që propozon mbyturazi kryetari i qeverisë. Ai -po qe se i thotë vetes burrë e kryetar qeverie- le të forcojë shkollën, boshtin e saj edukativ, le t’u sigurojë fëmijëve dashurinë për Shqipërinë dhe pastaj jo tik-toku po askush në botë nuk i tund fëmijët nga ky truall. Por kryeministri ynë i tanishëm është larg të qenit shqiptar që mbron atdheun dhe rininë, të ardhmen e këtij vendi.Atij i është bërë truri’ turizëm’!Në themel, kjo plagë e shumë të tjera si kjo që do të na mbijnë së shpejti, e në vijimësi do të zhduken vetëm kur të përmbyset kapitalizmi dhe të triumfojë rendi shoqëror ekonomik komunist.