Hyskë Borobojka: Kullat e vrojtimit i pamë, po vrojtuesit ku janë?

824
Sigal

Dikur në vitet 70-të, kur revista “Hosteni” nuk kishte dalë në “ankant”piktori i shquar, Ilir Pojani, kishte botuar në kopertinën e parë të kësaj reviste, një karikaturë, ku paraqitej një urë e bukur, me gurë të gdhendur e me harqe. Poshtë saj kishte vendosur diçiturën: “Urën e ndërtuam por ujin nga do ta sjellim?!” Kjo pikture e botuar vite më parë na sjell ndërment “Kullat e vrojtimit” në plazhet e Durrësit, Divjakës e në plazhet e tjera bredetare. Aty kanë ndërtutuar “Kullat e vrojtimit” me dëshirën e mirë që nga lartësia e tyre të vrojtohet deti, kur është i qetë e kur paraqitet i tërbur. Kjo masë e marrë është në dobi të pushuesve vendas e turistëve për rujtjene tyre. Kur deti buçet me dallgë e valë të mëdha. “Kullat e vrejtimit” u ngritën për bukuri, të larta drejt qiellit. Por ç’e do, mungojnë vëshguesit. Të gjorat kulla vëzhgimi kanë mbetur, si kullat e “fraunit”, pa vëzhgusë, si pemët pa kokrra. Ato na sjellin ndërmend pikturën  e Iiir Pojani, që ka përqeshur ata që ndërtojnë ura e ndërtime të përsosura, në vende ku nungon, jo lumi, por edhe përroi. “Fshat e zanat, shtëpi e tabihat”, – thonë.

Edhe plazhet bregdetare, për t’u siguar pushime të qeta e të gëzuara e pa rreziqe nga valët e detit, kur ato tërbohen me dallgë e për ti shpëruar nga çdo rrezik, që mund t’u kanoset nga rreziku që sjell deti, në  palazhin e Divjakës, prolemin e vrojtusëve e kanë zgjidhur me anën e flamurit kryesor  e atyre sekondarë, si bajrakët e ekipeve të topit të këmbës. Kur flamuri valvitet në majë të shtizës, paralajmëron turistët e pushusit se deti është i qetë vaj dhe mund të notojnë pa frikë e mund të  lahen pa siklet. Kur flamuri është në gjysëm shtize, si në ceremonitë mortore, do të thotë se tuistet apo pushusit mund të qëndrojnë në bregun e detit e t’i hedhin sytë nga flamuri i shtizës. Në qoftë se ai ngrihet në majë të shtizës, pushuesit e turristët yxhymë drejt detit. Po qe se ai ulet poshtë, në fund të shtizës, kjo paralajmëron se deti është tërbuat e sjell rreziqe, prandaj në asnjë mënyrë të mos hyjnë në të se mund ta pësojnë nga  përbindshi det. Ndërsa me flmuret sekondare, janë tre llojesh. Ata me ngjyre të kuqe kur janë ngritur paralajmërojnë se deti ështe i trazuar dhe nuk lejohet asnjë turist apo pusues të futet në të. Flamuri me ngjurë të verdhe, të sjell ndërmen semofarët përpara kryqëzimit të rrugëve e përpara vijave të bardha të rrugës, që duhet të presësh deri sa të ndzet jeshilli, që ta kalosh pa siklet e rrezik nga makinat e tërbuara.  Flamuri jeshil tregon se deti është i qetë dhe po fle, prandaj mund të hysh në të, jo vetëm të notosh, por edhe të freskohesh nga vapa. Kjo metodë e tre flmurëve,  i ngatërron disa turist, pasi i merrnin për flamurët e  ekipeve sportive  pjesëmarrësë në Kamponatin Botëror të futbollit në Rusi, Por për fat të mirë kujtoshin shpejt e  mbanin sytë te flamuri  i shtizës, ishte në majë të saj, në mes apo ishte ulur në fund të saj. Në Durrës , si plazhi më i madh i vendit. edhe vrojtimet janë më të dendura. Por edhe këtu për të papriturat e rreziqet që mund t’u ndodhin turistëve e pushusëve mungojnë vëshguesit që nga majat e tyre të vëzhgojnë detin rreth e rrotull.

Me të parë se deti po sjell valët e mëdha, të njoftojnë me fët e fët turistët e pushuesit të mos futen në të, sepse ka rrezik jete. Se deti më valë, është si Balozi i përrallës, të rrëmben e s’të kthen më.Po ku kanë vrojtuesit?! “Kullat e vrojtimit” qëndrojnë krenare, si karakollet e dikurshme, për të vëzhgur e ruajtur nga kusarët”Udhët e Karvani.Ata qëndron në to ditë e natë. Kurse “Kullat e vrejtimit në plazhin e Durrësit kanë mbetur si karabina po vëzhgues  në majë… Në vend të vrejtusve, që s’po u gjendet në ç’drejtim të paditur kanë shkuar. Në majat e tyte qëndrojn zogjtë, pëllumbat, galat, galicat, kumritë e të gjitha racave ngjyrave të botës së shpendëve . Thonë  (por s’e ve dorën në zjarr) se disa kanë ndërtuar edhe çerdhet në to. Të rrimë shtrëmbër e të flasim drejt, punën e vëzhguesve e kryejnë fare mirë. Kur këndojnë zogjtë e guasin pëllumbat e kumritë lajmërojnë se det Adriatik është qelibar “Stambolli”pa valë e stuhi dhe pushusit e turistët, që nga më të moshurit e dëri te fëmijët që s’i kanë hequr akoma bibilinot mund të hynë në det pa frikë e të përkëdhelen nga valëzat e tij të freskëta. Por kur në majat e “Kullve të vrojtimit” krrasin galat e galicat, kjo do të thotë se deti është tërbur, të merr me vete e të mbyt, “Kullat e vrojtimit” qëndrojnë më këmbë, si ançari në shkretërtirë duke pritur me mall  vrojtusit, po ku t‘ua gjesh limeri?! Mbase kanë ikut në “drejtim të paditur” e s’i gjejnë dot?!. “Kullat e vëzhgimit” ç’do turist e pushues i shikon që janë pa vëzhgusë. Këtë e ka kostatuar edhe prefkti i qarkut, por nuk e dimë i shikon Bashkija e Durrësit?!