Sigal

Makina përplaset me pemën, vdes 49-vjeçari shqiptar, rëndë katër të tjerë.

Një shqiptar 49-vjeçar, me iniciale A. C., e me banim të Terni të Italisë, humb jetën në mëngjesin e së dielës si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhë në rrugën provinciale midis Tuscania e Montalto di Castro, në provincën e Viterbos, rajoni i Lazios.

Katër shqiptarë të tjerë, gjithashtu banues në Terni, që udhëtonin në makinë me të, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Viktima ishte në drejtimin e makinës që u përplase me një pemë.

Në vendngjarje mbërriti helikopteri i ndihmës së shpejtë që transportoi të plagosurit në spital.