Hysen Kobellari: Nga reformat vijmë në reforma shkojmë

430
Sigal

E famshmja Reforma në Drejtësi, po bëhet shumë ngadalë dhe me plot gabime

 

Kush mund ta dijë saktë se cila fjalë është e zhvlerësuar (inflacionuar) më shumë gjatë fundshekullit që shkoi dhe fillim shekullit të ri, fjala Integrim, apo fjala Reformë ?! Cila nga ato është mbipërdorur në këta dy dhjevjetëshit e fundit ?! Mund të pyesni statisticienët, po a janë të besueshëm sa duhet ata dhe a e kanë në studim, në refenè ata një analizë të tillë ?!Më të shumtën e herës fjala reformë është përdorur për propagandë. Me fjalën reformë në gojë qeveritë dhe burokratët e saj të japin përshtypjen sikur punojnë. Dhe ngaqë ata kanë dëshirë të tregojnë se përditë punojnë, përditë ju pëlqen të flasin se po bëjnë rëforma; u thyen në mes së punuari për ato të shkreta reforma! Duke vepruar kësisoj, me këto mendësi, mund të themi me plot gojën se “nga reformat vijmë, në reforma shkojmë, asnjë reformë s’përfundojmë !” Reformat ose i bëjmë keq, ose nuk i çojmë deri në fund…Natyrisht, reformat në një vend i bëjnë qeveritë, parlamentet, administratat përkatëse. Askënd të mos e gënjejë mendja se ato kryhen spontanisht, shteti duhet të luajë rolin e tij në këtë proces. Mund të themi se reforma janë bërë dhe rezultate ka patur, të mira apo të këqia qofshin ato, duhen vlerësuar. Por në këtë stad zhvillimi social – ekonomik mund të kërkohet me plot gojën që reformat të thellohen dhe të përsosen… Ato duhet të kenë ndikimi të fuqishëm në përmirësimin e nivelit të jetesës së popullit. Të reformosh nuk don të thotë t’I japësh gjësë një formëtë re, një trajtëtë re, sipërfaqësore, përkundrazi, reforma para së gjithash kërkon të ndryshosh përmbajtjen, nëpërmjet ndryshimit të formës. Etërit e dialektikës na i kanë mësuar që herët unitetin formë-përmbajtje…A duhen bërë reforma, do të pyesë dikush, që këtë fjalë të shpërdoruar maksimalisht e merr si konotacion (ngjyrim) negativ. Sigurisht që reforma duhen bërë, se bota, jeta është gjithmonë në transformim të vazhdueshëm, në reformim, në evolucion. Se më i pëlqyeshëm për ne është evolucioni, se sa revolucioni, mësim nga historia; por, po nuk bëre pandërprerë evolucion në jetën social-ekonomike të shoqërisë, prite revolucionin !Më shumë se sa të përflitet për reformat, ato duhen bërë, duhen kryer dhe duhen kryer mirë e me mend në kokë. Reformat I bëjnë njerëzit, me atë sistem e nivel dijesh, njohurish e metodash që përdorin në punët e tyre të përditshme, me atë mendësi që mbartin, por edhe që e reformojnë në brendi vazhdimisht.Disa reforma ballas kemi sot në rend të ditës :Reforma në arsim, Reforma në drejtësi, Reforma në ekonomi, Reforma në sistemin fiskal, Reforma në bujqësi, Reforma territoriale-administrative, etj.Reforma në arsim u parapri nga verifikimi i të metave dhe dobësive aktuale të sistemit. Pikërisht nga që nuk janë bërë reforma, në sektorë të ndryshëm të arsimit gjëndja paraqitej në trajtë tragji-komike, me të meta skandaloze në tekste, në personel, në mjedise, në metoda pune, në mjete didaktike-eksperimentale etj. Ministrja e arsimit e ka një mendësi për së mbari për t’i çuar reformat deri në fund, duke patur si bazë, si epiqendër nxënësin, mësuesin, familjen, mjedisin social. Po shohim rezultatet e para pozitive nga kjo reformë. Reforma fiskale është nga më të vështirat, ndër më të komplikuarat. Deri tani është ecur me mendësi sempliste (të thjeshtëzuar), me më të lehtën për shtetin, me rritje të tatimeve, taksave, rritjen e çmimit të shërbimeve, etj. Kjo është rruga më e lehtë për burokratët, por jo më e drejtë dhe më e mençur, pasi vështirëson jetën e biznesit dhe jetën e popullsisë. Reforma administrative-territoriale është model i ndërmarrjes së një reforme të shpejtë dhe përgjithësisht të drejtë e afatgjatë. Megjithëse edhe kjo reformë s’më duket se është e përfunduar. Bashkitë e krijuara duhen plotësuar edhe me një numër komunash të domosdoshme këto në disa raste, me qëllim që numëri i përgjithshëm tyre të arrijë rreth 100. Reduktimi ose pakësimi i bashkive dhe komunave disa here krahasuar me numrin aktual, nuk është plotësisht i arsyeshëm dhe i argumentuar. E famshmja Reforma në Drejtësi, po bëhet shumë ngadalë dhe me plot gabime, me dashje apo pa dashje. Kjo reformë, nga më të rëndësishmet nuk duhet të ecë si breshka e të zhagitet, se e humbet kuptimin dhe sjell pasoja negative në jetën social edhe ekonomike të vendit. Vetë fjala Reformë ka si rrënjë fjalën “Ref”, pra që godet, i bie dikujt për t’a ndëshkuar, për t’a sjellë në vete, që subjekti të pendohet e të sillet mire në të ardhmen. Po “Rraf”-ja, ndëshkimi nuk mund të zgjatë pa fund se ose subjekti nën reformë sëmuret rendë, ose të mbetet në dorë dhe vdes, largqoftë. Reformat i gjykon koha dhe dobinë e tyre e provon praktika.