Hajro Çini: Zoti Mustafa,asnjëherë nuk pashë transparencë, se ku shkuan 300 milion dollarë

474
Sigal

Zoti Mustafa,
Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë konsideratë për ty që nga koha kur mbaje postin e ministrit të financave dhe që manaxhoje 3% që shqiptarët e Kosovës, me shumë sakrifica dhe me vullnet të lirë, e mblidhnin për Kosovën.

Asnjëherë nuk pashë transparencë, brënda arsyes, se ku shkuan ato 300 milion dollarë, dhe të them të drejtën, sa nga ato u shpërdoruan apo u keq perdorën.

Gjithnjë kam qënë mbështetës i palëkundur i Dr. Rugovës dhe krijesës së tij, LDK. Por nuk mund ta pranoja kompromisin tënd që të shihja Thaçin President të Kosovës. Të ishte Dr. Rugova gjallë, Thaçi do të ishte një bandit ordiner. Mund të kishin vazhduar edhe për ca kohë vrasjet e kapaciteteve të LDK, pas clirimit, por gjithësesi Thaçi nuk do ta kishte parë kurrë veten në pushtet as si Kryeministër dhe as si President. Ti je fajtor për këtë punë.

Kosova është në rrezik ndarje territoriale. këtë ndarje e ka sponsorizuar Soros dhe ka mbështetjen e Beogradit (dhe Rusisë). Ka një konfuzion të madh në Washington sot, që me gjasa mund te zgjasë deri në nëntor 2020.
Presidenti Trump nuk ka përcaktuar asnjë lloj politike në Ballkan, apo edhe Kosovë. DASH është konfuz dhe në këtë konfuzion luajti rol edhe John Bolton, me urrejtjen e tij ndaj Islamit, dhe me llogjikën e tij gjysmake. Bolton për fat u pushua me turp nga Presidenti. Tani mbetet Grenell. “Miku” yt. Grenell nuk përfaqson as USA dhe as Presidentin Trump. Ai e bëri veten të përdorshëm në Gjermani me sjelljen e papjekur ndaj Gjermanisë dhe Kançelares Merkel, e shiti veten si por Trump i vendosur, por në mëndjen e Presidentit ai është një enë bosh. Kur Presidenti propozoi Ratcliffe për Drejtor të Shërbimit Inteligjent Kombëtar, u ndesh me mosmbështetjen e senatorëve republikanë. Trump me inteligjencë e tërhoqi si kandidaturë dhe duke proklamuar “suksesin” e marrëveshjes Kosovë – Serbi, që sipas Bild do ta kishte dëshiruar vetë Miloshevici, e përdori Grenell si “yll në ngjitje” për në krye të Shërbimit Inteligjent Kombëtar. Aq u tmerruan senatorët republikanë që kishin kundërshtuar Ratcliffe sa i kërkuan Presidentit kandidaturën e Ratcliffe. Kaq ishte roli i Grenell, u përdor, u shtrydh si limon dhe është në ditët e fundit të Zenithit të tij politik.

Problemi yt Zoti Mustafa nuk është qëndrimi parimor, por do të duhet që në një moment të bësh transparencën e aktivitetit tënd si ish ministër i financave. Që ti shpëtosh atij sikleti, ashtu siç kërkon Thaçi ti shpëtojë Gjykatës Speciale, si dy vëllezer siamezë, jeni të gatshëm ti vini zjarrin Kosovës, ta ndani atë mjaft që të mbyllni sikletet e veprimtarisë tuaj.

Unë besoj se Gjermania dhe Britania e Madhe nuk do ta lejojnë ndarjen e Kosovës, se një gjë e tillë do të sillte efekt domino, me shumë rrezik, në të gjithë Europën. Po ashtu siç iku Bolton, nuk do ta ketë të gjatë as Grenell, dhe kur të vi koha, instruksionet e Trumpit do të jenë në një linjë me Gjermaninë dhe Britanine e Madhe.