Mbyllja e “Tv Ora”/ Demalia: Të dalin njerëzit në shesh!

269
Sigal

Në një intervistë televizive analisti Ilir Demalia reagoi ashpër në lidhje me lajmin e mbylljes së sinjalit të RTV Ora.

Demalia u shpreh se, kjo është arroganca e një diktaturë në fundin e saj dhe bëri thirrje që të gjithë të mblidhen të sheshi i Teatrit Kombëtar, të bllokohet gjithçka derisa të rrëzohet Rama.

Ilir Demalia: Ajo çka desha të them, është që kjo gjë është një skandal dhe më vjen keq që nuk jam aty se do të bëja thirrje që të gjithë njerëzit e mediat të shkojnë t’i bashkohen protestës së Teatrit për të mos u nënshtruar deri në diktaturë të Ramës dhe Rilindjes.

Këtë e tregon arroganca e tij dhe kështu ka bërë çdo diktator në fundin e tij. Kjo është një frikë se ne akoma nuk po tregojmë një ndërgjegje si popull, jo për Ora News, jo për Teatrin, por për të mbrojtur vetveten.

Sheshin në sheshin ku ndodhet Teatri dhe me këtë që ndodhi me Ora News, duhet të mblidhen 1 milion njerëz dhe të bllokojnë gjithçka deri në largimin e kësaj qeverie.