Habjon Hasani: Rama përçmon dhe i tall gazetarët sepse në fakt i kontrollon, duke kontrolluar padronet e tyre

53
Ndoqa klipin e Rames per inceneratoret, ku ai shfrytezon nje moment ku Shkullaku thote gabimisht se inceneratori i Elbasanit nuk punon, per te goditur me pas si mashtrues e fabrikues shpifjesh cdo kritik te tij.
Mendoj se medalja ka dy ane:
Se pari, kjo teknike e Rames eshte linçuese dhe totalisht e palogjikshme, pasi nje gabim i dikujt ne transmetim direkt nuk mund te zhbeje ekzistencen e nje problemi te ketyre permasave me korrupsionin dhe kontratat fiktive.
Se dyti (ana tjeter e medaljes), Edi Rama ka gjithe te drejten e botes te perçmoje keto gjasme-investigimet e bera per inceneratoret te tipit BIRN, te cilat kane fshehur dy te verteta te rendesishme:
a) Lidhja Klodian Mertiri-Ben Blushi ne kete afere, qe u denoncua ne CNA dhe qe zbuloi injektimin e fondeve publike nga inceneratoret drejt Top-Channel.
b) Lidhja Klodian Mertiri- Bernard Nallbani, ndersa ky i fundit eshte kusheriri i pare i Alba Gines dhe ne rrethet e biznesit konsiderohet si nje biznesmen qe punon nen garancite e zotit Aleksander Frangaj.
Keto ishin tentakulat me delikate qe zbuloi skema e financimit te inceneratoreve, keto te verteta nuk u thane as ne Opinion dhe as te ai shkrimi i BIRN.
Ndaj dhe Rama i përçmon dhe i tall, sepse ne fakt i kontrollon, duke kontrolluar padronet e tyre.