Prof. Dr Përparim Kabo: Valbona Sako duhet të jetë në krye të detyrës dhe nuk duhet të dorëhiqet

792
Sigal

Mora vesh që kryetaria e Bashkisë së Durrësit zonja Valbona Sako jep dorëheqjen…e dëgjova dhe pronocimin e saj për viktimat që në formulim ishte i pasaktë por që në thelb donte të thoshte, se qe fat që nuk pati më shumë viktima… Çdo jetë e humbur është tragjedi…dhe ne humbëm shumë…, sepse 50 nuk janë pak. Ka pasur raste që nga tërmetet në bote kanë humbur jetën mijëra e dhjetra mijëra, ndaj kjo gjendje e shpuri zonjën Sako në atë gabim që lidhet me keqpërdorimin e foljes kënaq, në një fjali kur flitej per viktima. Mendoj se ajo duhej ta kalonte me një ndjesë publike dhe me një sqarim. Ajo duhet të jetë në krye të detyrës dhe nuk duhet të dorëhiqet, ndaj e ftoj ta rishikojë vendimin. Qyteti në këtë situatë nuk duhet të mbetet pa kryetar bashkie…

1 dhjetor 2019 pkabo