Kryemadhi: Pasojat e Mallakastrës dhe Fierit vijnë deri në Tiranë

333
Sigal

Kryemadhi: Sa punëtorë ka rafineria?
Skënderaj: Për momentin ka 870 punonjës, 230 veta kanë dalë me një status naftëtari.
…….
Kryemadhi: unë gjithmonë e kam ndjekur në distancë. Nuk dua të përfshihem politikisht, sepse edhe keqkuptohem, por kjo nuk ka të bëjë. Duke qenë se ju jeni gra, ne gratë jemi edhe më emocionale se kemi disa barra më shumë mbi kurriz. Jo se s’kanë burrat, por është edhe më e vështirë për ne. Është më e vështirë për një grua ta marrësh në punë, aq më shumë ju që punoni në një sektor shumë të vështirë. Të jesh edhe grua në shtëpi edhe të punosh në naftë me turne, nuk të paguan, lëre se je e diskriminuar, se diskriminimin po e mbajmë mbi kurriz, po e mbajmë diskriminimin nga shoqëria, po e mbajmë nga vetvetja, por nuk më jep bukën e gojës. Dhe ajo që unë mendoj është që është shumë e rëndëishme është cila është zgjidhja. Pra nuk është zgjidhja thjesht pagat e prapambetura por dhe vazhdimësia e kësaj gjëje. Dhe vazhdimësia është një nga gjërat më të panegociueshme. Sepse në fund të fundit,po nuk punuat, nuk merr dot dhe ato që ke paguar. E dyta njerëzit nuk e kuptojnë pse jeni ju në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që nafta e Shqipërisë që nuk prodhohet këtu bruto, në vend që të përpunohet këtu, ikën dhe shitet jashtë për një copë bukë. Dhe kur ne e blejmë naftën nga jashtë marrim dyfishin e çmimit. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë ministri. Unë e kam mësuar tani vonë sepse po e studioj sinqerisht që kur filloi historia me stacionin e pompave të Poccemit që nuk u kthente përgjigje njëri. Se thonin ato të bëjnë cca të duan, të vdesin për bukë, nuk e lejnë vendin e punës se e kanë cështje të sigurisë kombëtare. Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme, evidentimi i problematikave, sigurisht që unë kurrë nuk do të doja që ju të ishit këtu, për 1001 arsye në radhë të parë, pozicioni juaj është njësoj si djegia e mandateve tona. Pra që ne po nuk bëmë një veprim radikal, nuk do të kujtohen njerëzit për ne. Dhe për mua kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha që ne kemi. Ajo që mendoj prapë që është shumë e rëndësishme është që ne duhet të bëjmë një hap të disa gjërave që të diskutojmë në mënyrë të tillë që të fillojmë zgjidhjen dhe të shohim kush është ngërci se këtu nuk janë kompanitë fantazim që vijnë dhe ikin problemi. Ata marrin 5 lekë që thotë vetëm vendos emrin aty ti, sill një të verdhë, sill një të kuq, sill një të zi, sill një parti politike, sill një tjetër, sill një tjetër. Problemi është që këtu koka është po e njëjta. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme është që duhet të shkosh te koka
Ti prije bishtin sa të duash, ai del prapë. Kësaj pune duhet ti pritet koka, se nëse nuk ndodh do ta kemi shumë të vështirë në vazhdimësi. Problemi është që ne e kemi diskutuar edhe me Kejdin, sepse fat i madh është që edhe e ndjek, edhe vetë është gocë Mallakastre, është një avantazh më i madh për ta parë dhe për ta njohur problemin pak më shumë seç mund ta njohim ne në Tiranë.
Pasojat e Mallakastrës dhe Fierit vijnë deri në Tiranë. Akoma nuk kanë ardhur, por do të vijnë për shkak të ekonomisë, lëvizjes, problemeve sociale edhe për shkak të shumë gjërave të tjera. Edhe agresiviteti që kanë ndaj jush, për momentin ju duket gjë e mirë, por pasojat do ti kenë më vonë, pasoja personale, politike, sepse nuk të fal njeri bukën e fëmijës.

……
Skënderaj: Nuk ka trime dhe trima në kohë lufte. Ka heroina në kohë paqeje. Këto motrat tona, këto naftëtare, këto nëna. Kërkojnë gjënë më bazike.
…..
Skënderaj: këtu nuk ka gropa, këtu ka oligarkë që vijnë për të rivënë rafinerinë në punë dhe këtu vijnë të falimentuar të pa u falimentuar. Ky kombinat nuk del me humbje. Ky aset kombëtar nuk del me humbje. Janë oligarkët që vijnë këtu për ta vjedhur, për ta rrëzuar këtë kombinat. Dy asete janë këtu, aseti i rafinerisë dhe aseti që jemi ne naftëtarët.
……
Skënderaj: Kjo bën 1 mijë e 700 lekë të vjetra. Kam një vit me diabet nga stresi. Zonja atje mi dha lekët shpar për të marrë këtë. Unë jam kryefamiljari, ajo është zonja. Çfarë do më? Duke punuar 31 vjet në naftë. Punëtor i kualifikuar.Ca kërkojmë ne, dy gjëra, kauza jonë e naftëtarëve. Rifillimin e punës, lekët tona i kemi fituar me gjak, asnjë gjë . I bëj thirrje z.kryeministër, nuk jemi ne të luksit, gjërat më elementare, bazike, të shkollojmë fëmijët , të punojmë, të rrisim fëmijët.
………
Skënderaj : Z.Rama tha parëmbrëmë që kjo është një karakatinë. Z Rama të gënjen mëndja se ky kombinat është një kombinat që dhe sot është eficent të punojë, me shumë pak investim, kjo vihet në punë. Dhe e nxjerr naftën D1, D2 brenda standardeve evropiane.
………
Naftëtarja:…motrat e mia, të rrish tërë natën në avujt e benzinës që është helm. Vdekjen e dija por që të katandiseshim në këtë gendje, të linim burrat, fëmijët, të na shikojnë njerëzit nëpër botë… nuk e di se çfarë të them. Të mbyllen gratë në këtë vit si në vitin 1932. Në greve urie të ngujohen gratë? Ne do të sakrifikohemi, ose do vendoset e drejta jonë në vend ose do merren lekët e prapambetura dhe të gjitha çfarë neve na takon me ligj ose ne që këtej nuk dalim. Kërkesat tona janë dy, të elementares dhe ekonomikes. Mos të ikësh të vizitohesh dot, mos të marrësh një ushqim për të ngrënë kurse të tjerët mbushin çantat plot, ne nuk kemi bukën, më elementaren, prodhojmë flori dhe ne ngelemi pa bukë. Del me humbje? Jo nuk del me humbje. Sepse jemi të shkolluara dhe dimë të bëjmë bilancin, çfarë prodhohet, çfarë del me humbje, 100 hyjnë në produkt, 100 do dali. Ajo që është e llogaritur me humbje, është e llogaritur. Thërrisni specialistë të mirë të kësaj uzine në studio dhe do të llafoseni me ta. Jo të thërrisni politikanë në studio, thërriten ata që kanë bërë privatizimin dhe kur ne u dërgojmë emaile nga shtëpia, “Zotëri mos gënje, nuk prodhon B2-sh, prodhon euro diesel bull 10 ppm.”, benzina shqiptare është benzinë pa plumb, e grekut vjen me plumb. Mbushen distributorët me benzinë me plumb dhe benzina jonë ikën përpunohet në Itali, përse të përpunohet në Itali? I kemi këtu repartet ne. Nuk është uzinë do si do, ke reaktorë të mbushur me katilizatorë që bëhen reaksionet zinxhirë. Ata mashtrojnë, ai që nuk di do të mashtrojë. Urdhëro këtu mes punëtorëve dhe gjykoje. Punëtori i kategorisë së 6-të, quhesh specialist dhe hahesh dhëmbë për dhëmbë me inxhinierin. Ata i flakën në rrugë, të gjithë në rrugë.
Kryemadhi: Më fal të të bëj një pyetje, çfarë profesioni ke?
Naftëtarja: Laborante, kam bërë shkollën për përpunim nafte, 36 vite punë dhe ku të ishte puna më e vështirë shkoja, unë dhe ato shoqet e tjera atje.
Naftëtarja: Nuk bëhej shkolla atëherë siç bëhet tani. Ti kishe degën ‘përpunim nafte’ dhe çfarë i takonte asaj dege, bëje. Kimitë tona nuk kanë të mbaruar, kimi organike, analitike, inorganike, proces aparatesh, teknologji nafte. Ju keni mbaruar për bio-teknologji kështu që…
Kryemadhi: Unë kam mbaruar për bio-kimi, e kam bërë kiminë organike me Genc Damanin, teknologjinë e kam bërë me Agim Malajn dhe Besnik Baren, prandaj dhe e kuptoj pak këtë historinë dhe gjuhën. Por kjo historia që nafta jonë bruto nuk vjen por përpunohet këtu… ja prandaj duhet të takohemi. Unë e di që ka vite por prandaj duhet të takohemi dhe të kuptohemi. Në televizione ftohen ato që thatë ju, politikanë e gazetarë, dhe njerëz të cilët nuk e njohin procesin. Unë më shumë besoj te mungesa e informacionit për zotërinë në fjalë, nuk dua të përmend as emra sepse kur ti përmendësh emrat duhet ti shkosh deri në fund dhe që të jesh tamam dhe me fakte. Jam e bindur që kjo gjëja e ka një kokë dhe kjo kokë është një ngërç i cili bëhet një pazar diku dhe përveç kësaj pazari nuk është se fillon këtu. Pazari fillon te një vendim, një firmë ministri e para disa viteve që nafta jonë duhet shitur me 46% të çmimit real të tregut. Pra, nëse një fuçi bën 100 dollarë, ti naftën tonë bruto që e dërgon direkt në Itali për përpunim, e dërgon me 46 dollar. Ndërkohë kur shkon ti dhe e blen naftën e përpunuar e merr me 100+ dollarë. Që në momentin e prodhimit ti këtë 54 dollarëshin për fuçi ti ja ku ja sjell këtu rafinerisë dhe ta përpunon ajo.
Naftëtarja: Nafta e Marinzës është bitum.
Kryemadhi: Po mirë gjithë këto rrugë që shtrohen…mirë përveç naftës por pjesa tjetër e bitumit?
Naftëtarja: Po, prodhohet dhe bitumi, madje më cilësor se ai i rafinerisë së Fierit sepse ne bënim pashaportat. Nafta përzihej, naftë Marinze, naftë Gorishti, naftë Sheqishte, përziheshin të gjitha bashkë dhe futej në repartin kryesor, përpunohej, bënim analizën e ITK-së, sa produkte të bardha dhe sa produkte me ngjyrë. Tani ti merr dhe më fut mua naftën e Marinzës dhe thua që del me humbje se del bitum. Jo o vëlla, ka skemë teknologjike për atë punë.
Kryemadhi: Pra nafta e Marinzës nuk del asnjëherë me humbje në rafineri?
Naftëtarja: Po të përzihet me nafta të tjera, jo.
Kryemadhi: Po të shikosh këto rankimet në bursën ndërkombëtare, është vendi i 48-të për rezerva. 78 për prodhim dhe 48 në botë për rezerva.
Naftëtarja: Ajo përzihet e gjitha, rezervuarët janë këtu kastile për atë punë, bëhej procesi dhe futej në objekt. Por nuk futej naftë me 40% ujë që të shkatërrohej objekti. Është faji i punëtorit, jo nuk është faji i punëtori