Gëzim Zilja: Me zgjedhjen e presidentit po tregojmë se jemi një popull karagjoz

240
Sigal

I pari kryeministri, pastaj parlamentaret, qeveritaret; dhjetera shoqata atdhetare, jo atdhetare, brenda e jashte vendit, Tv lokale, shoqata veteranesh te luftes e te punes, te mbrojtjes se pakicave, ambientaliste, etj. deri te fshati i Vërmikut ne Vlore, i cili sot ka dy shtepi me kater banore. Me ane te nje letre fshati ka dhene mendimin e vet e kerkon te merret parasysh, se i propozuari eshte nga bijte me te mire te fshatit ,me prinder me shkolle te larte dhe baba te dekoruar nga presidenti. Pastaj jane mijera te tjere qe “terbohen” te Bashkimi e te ngjajshmit e tij çdo mengjes, duke e marre seriozisht problemin e duke propozuar dhendrin, dajon, xhaxhane e militantet e partive te tyre. Ka dhe qe vetepropozohen e pse jo?! Duket si nje teater absurd me regjizor KM-ne qe e ka vene ne “pune” kete popull te paditur, inatçi, te indoktrinuar, trim, liridashes, te varfer dhe pak sylesh. Mendojne se KM-ja e ka seriozisht qe i pyet, ndersa Ai tall trapin, qesh e argaliset, shkon ne zyre e qesh, pastaj ne shtepi e serish qesh, se po bashkeqeverise me popullin… Me zi nuk ka ku shkon. Kemi arritur fundin e pusit…PS. Me kushtetute vendi i presidentit ne Shqiperi eshte post onorifik, me te drejta afer zeros.