Gëzim Llojdia: Çdo të ndodhë pas 20 janarit 2021 ?!

252
Sigal

Qeveritë e korruptuara, politikanët e mbaruar kanë bërë kërdinë, fetë u majmën dhe harruan misionin e tyre. Bota nuk mund të vijojë rrjedhën e saj me shprehjen shqiptare: “Shtyje ta shtyjmë “.

1.

Rendi i ri botëror do të shpaloset me një profet te ri dhe fetë e vjetra me festimet tradicionale do t’ua lenë vendin religjioneve të reja. Asgjë të re nuk kanë sjellë qeveritë, politikanët, religjionet, etj, prandaj pritet ndryshimi. Deri tani po lufton e mira dhe e keqja. Pas 20 janarit bota do fillojë ndryshimin e parë dhe më tej. Të gjitha ndryshimet vijnë nga Zoti. Toka s’mund të mbetet gjithë kohës “streha e djallit” me energjinë negative, që merr nga planeti Saturn =Satana.

2.

Energjia e gjigantit Jupiter dhe planetit Mars fillojnë të ndihen pas 20 janarit. Kush e ka kuptuar, pra kush ka njohuri mistike e di se bota ndodhet në pragun e një ndryshimi të madh, ku edhe religjionet duhet të ndryshojnë. Përndryshe, siç deri tash kanë dështuar, do të vijnë duke u fundosur. Një pyetje për ta vërtetuar: Përse dy papët në Vatikan dhe krejt drejtuesit e feve në botë, nuk e parandaluan ose ta ndalojnë, pra ta bënin zap pandeminë, madje as sot e kësaj dite, s’po e bëjnë, por po struken në ngrehinat ku mbulohen nën emrin e Zotit? Ka një vit që pandemia bën kërdinë. Mesazhet kanë ardhur me kohë për ndryshim. Ja disa shenja: tërmetet e vegjël e të mëdhenj, vullkanet, konfliktet botërore, uria dhe mijëra probleme. A mund ta thotë ndokush, cili ka qenë reagimi! Gjërat kanë ecur si ka dashur energjia e zezë, pra ajo që e etikojmë si energji negative. Por kjo shpie në humbje ekuilibri të tokës, kur njëra energji zgjatet tej kufirit të saj. Zoti s’mund ta lërë tokën të shkasë në errësirë. Qeveritë e korruptuara, politikanët e mbaruar kanë bërë kërdinë dhe çasti sapo mbërriti për ta. “Deti u bë kos”. Fetë u majmën dhe harruan misionin e tyre. Shumë profetë i lanë në heshtje. Korrupsioni dhe të tjera kanë mbytur edhe religjionet. Kështu vallë, do të ecë bota? Sytë e providencës kanë kohë që vijojnë ta vëzhgojnë këtë katrahurë, që përjeton toka jonë, nga banorët e saj. Koha për ndryshim është mesazh hyjnor. Duan, s’duan do të detyrohen ta pranojnë. Me hir, me pahir.

3.

Bota nuk mund të vijojë rrjedhën e saj me shprehjen shqiptare: “Shtyje ta shtyjmë “. Dhe pandemia do të zhduket dhe do të duket sikur s’ka ekzistuar. Tregje të reja do të lindin pas kësaj lufte. Po ta keni kuptuar sado pak, mbyllja në krishtlindje, pak a shumë ka këtë qëllim. Do vijnë fe të reja me energji të mëdha, që do t’i sjellë njerëzimit zhvillim të ri. Prandaj duroni sa te kalojë 20 janari dhe do të shihni se analizat s’do të kenë vlerë, sepse do të ketë zhvillime të reja, që janë në pritje, prandaj edhe bota s’do jetë më kjo që ka qenë.