E frikshme në Lezhë/ Rrëshqitja e tokës çan në mes rrugën, bllokohen qindra banorë të zonës

406
Sigal

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu ka sjellë shembje masive të rrugës që lidh fshatrat e njësisë administrative Ungrenj, segment që lidh Lezhën me Kallmetin.

Raportohet se është bllokuar segmenti rrugor duke izoluar qindra banorë të kësaj zone të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për t’u lidhur me qendrën urbane.

Siç mund të shihet edhe nga foto për shkak të rrëshqitjeve të dherave rruga është ndarë në dy pjesë. Për pasojë është bërë i pamundur qarkullimi i mjeteve në segmentin në fjalë.

Lezha vijon të jetë mes qarqeve më problematike në vend sa i takon përmbytjeve.

Me kërkesë të autoriteteve vendore, dje në Lezhë mbërritën forcat e ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave. E dëmtuar vijon të jetë ura e Gjadrit.

Zonat me rrezik për shkak të rrëshqitjeve të dheut janë Torovica si dhe lagjja Varosh.