Flutura Açka: Mos i futni shkopinj nën rrota Kosovës

438
Sigal

Flutura Açka

Mos i futni shkopinj nën rrota Kosovës

Çfarë ka dashur të thotë me këtë pikërisht sot?

Ka patur me qindra raste ta thoshte edhe më parë, edhe pse është një lajm pa kurrfarë rëndësie. Që Kosova është dorëzanë në helmimin e shqiptarve të këtushëm?

Nuk kishin ndonjë lajm më të ndershëm të zhbëheshin moskuptimet e vizitës së djeshme të Albin Kurtit?

Pavarësisht arsyeve, fundja një protestë popullore me lejën e shtetit qe. Në ato protesta u helmua populli me gaz, po t’u kthehesh pamjeve i kujton me ankth ato orë tragjike të Tiranës njëqindvjeçare. Helmohej “ar miku”, por edhe populli që nuk ishte në protestë, që ecte në rrugë, fëmijët që dilnin në dritare kopshtesh të shihnin ç’bënin prindërit dhe “kujdestari” i jetës së tyre, shitësat, këpucëlyerësit, njerëzit që kishin mbushur baret e nuk i dokëndis politika. Sigurisht, më mirë gaz se plumba, por edhe pse 6 vjet në pushtet me të gjitha armët në duar, ky pushtet nuk i ndëshkoi kurrë vrasësit e katër shqiptarëve të thjeshtë në 21 janar 2011. Kështu që sa më larg Kosovës me kësi deklaratash, pasi ajo do të jetë shtet shumë përpara nesh, edhe pse ne gegëtoskë të këtushëm, i kemi futur shpesh shkopinj nën rrota. Mund të ishte kursyer kjo “e vërtetë”, si shumë të tjera që nuk do t’i mësojmë kurrë. Duke parë sot portretin e kuruar të ministrit tim, m’u përmbys siguria që shpesh ndeshim: se pas një fytyre të dashur, rrinë gjithnjë babaxhanë. E të mendosh një çast se mund të ishte edhe presidenti ynë, nga kushti i vetëm se e dashuron letërsinë, arsye për të cilën edhe unë e kam çmuar.