Flet ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume: Nëse nuk ndryshojmë Sistemin Zgjedhor, nuk do të kemi demokraci funksionale

330
Sigal

Ish kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume gjatë një interviste televizive foli në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Kume theksoi se ajo që kanë arritur palët politike ditën e sotme ngjatë mbledhjes së Këshillit Politik është një vazhdimësi e punës së nisur dy vite më parë dhe kujdesja e tyre është për të mirë rregulluar sistemit zgjedhor.

Kume po ashtu shtoi se nëse nuk do të ndryshojmë sistemin zgjedhor nuk do të kemi mundësi për të mundësuar funksionimin e demokracisë funksionale.

Nga ana tjetër Kume nënvizoi se problemi më i madh është se palët politike nuk kanë vullnet për të zbatuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Puna që po bëhët në Këhshillin Potik është në vazhdim të punës që është nisur dy vitë më parë. Për aq sa është rënë dakord, kujdesja e tyre është për të mirërregulluar kodin zgjehdor, është e mundur për t’u arritur. Nëse nuk do të ndryshojmë sistemin zgjedhor, për të parandaluar fenomene, të tilla të cilat afektojnë standartet e zgjedhjeve, pa ndërhyrë në sistemin zgjedhor, nuk do të kemi mundësi për të mundësuar funksionimin e demokracisë funksionale.

Ky është një draft ligjor, në bazë të zbatimit merret pushteti. Ato që garojnë janë partitë politike, që do të thotë në procesin e mirëshkruajtjes gjithmonë ka ngarkesë. Situata të tilla janë të ndershme, kushdo që futet në një garë është i prirur se nëse ka mundësi të ndërhyjë të kërkojë më shumë në fuksion të interesit të tij politik.

Deri më sot ka pasur të vështirë realizmin e procesit mbi partiak. Në vendin tonë, një vend me demokraci të brishtë, në harimin e legjislacionit, problemi më i madh që kanë vujatur këto procese nuk ka qenë mungesa e transparencës por nga sjellja e faktorëve politikë, në kuadër të procesit zgjedhor. Mungesa e vullnetit për të zbatuara të që është bpavarësisht se çfarë ëhstë miratuar.

Problemi më i madh është vullneti i palëve për të mos e zbatuar kodin zgjedhor. Zbatimi është një proces kulturformues dhe nuk formohet brenda ditës, por kërkohet shumë punë dhe shumë vullnet.

Ne jemi në kushte që të bëjmë të gjitha ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor, që ne të kemi proces zgjedhor të realizuar me standarte. Në përmbajtje të tij të ketë sa më profesioanilziëm që të shprehet vullneti i zgjedhësve. Sistemi zgjedhor të hapë hapësira për aletarnativa të reja politike. Nuk mjaftojnë ndryshimet në kodin zgjedhor, por edhe problemet që rrjedhin me kushtëzimin e këtij Kodi Zgjedhor.”- tha Kume