Ansi feston ditëlindjen, Sinan Hoxha i organizon festën përrallore

Ditën e djeshme vogëlushi i Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit, Ansi ka festuar 4-vjetorin e lindjes.

Në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet, dhuratat dhe sigurisht një super festë mes familjarëve dhe miqve!

Sigal

Dhe përmes disa postime në Instagram Sinani ka zbuluar pamje nga festa.

Prindërit i kanë blerë një motor lodër me të cilin vogëlushi ka pozuar menjëherë.

Ambienti i festës është arreduar nga tullumbace të ngjyrave të ndryshme.

Personazhi i preferuar vizatimor për Ansin duket të jetë Spiderman-i, pasi torta është bërë me imazhin e tij.

Po ashtu një njeri i maskuar si ai ka argëtuar vogëlushin.