Evdal Nuri: Ndërtuan keq, morën paratë, mbollën vdekjen

642
Sigal

 Ndërtuan shkel e  shko, i shitën, morën lekët e s’i përfundim, mbollën vdekjen

Tani ,  të   gjithë    thonë  “  Duhet “……..!?

1 –“ Duhet” , apo  s “duhet” ! Të dyja përdoren për  justifikim !                                                                                                                 S’ duhet” ‘ të  ndërtonim  në bregdet ! ‘S’duhet të ndërtonim pallate shumë katëshe ! ‘S’duhet “ të  lejonim kate shtesë thonë tani, por ca të vonuar !     ‘Duhet ‘ t’i bënim më të fortë  konstruksionet !  ’Duhet “ t’i vinim hekurin e duhur, cilësinë e betonit që nevojitesh . “Duhet” të ndërtonim në kushte më të sigurta teknike.   thonë disa të tjerë,  duke ia lënë përgjegjësinë njëri –tjetrit,  kur shikojnë rrënojat !  Kujt ia thonë këto ? Ndërtuan shkel e  shko, i shitën, morën lekët e s’i përfundim, mbollën vdekjen  e 51 të pafajshmëve , shkatërruan 7070 banesa, 12 .000 persona  i lanë në qiell të hapur.  Ky është fundi u hidhur i një praktike të palejueshme e vrastare!     Thonë, shumë fjalë  justifikuese tani  ! Këta janë ata që i kanë lejuar e tani me një “s’duhet “  për të shkuarën e “duhet “ për të ardhmen kërkojnë të “kalojnë lumin” .                   Në praktikë nuk zbatuan asgjë!  Duke përdorur këto fjalë i kanë shpëtuar përgjegjësisë, ashtu s’i mund t’i shpëtojnë dhe tani !  Këto folje pavetore i  dëgjojmë shpesh   e  pa kriter për të” kaluar radhën “.  Këtë shprehje e përdornin , ata që s’kanë kryer  detyrën për të cilën paguhen  dhe tani ‘duhet’ mbetet fjala më e përdorshme , më justifikuese  nga dembelët, hileqarët, nga të paaftët, servilët që me  premtime  boshe,  s’duan  ta prishin me ata që kanë mbi krye e mbushin xhepat e tyre e të atyreve !  E përdorin” të mëdhenjtë e të vegjlit” që janë lidhur me ketë praktikë korruptive . Fjala vjen,   kohë më parë  në  një Asamblenë e P.S  Kryeministrii tha :” Prisja nga Elisa Spiropali  të thoshte sot se cilët kryetarë të PS duhen shkarkuar . Deputetët nuk janë zyra pune, deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit  ,ku duhet t’i drejtojnë njerëzit.  Kryetarët që, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, duhen hequr. Nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar.  Pra , në këto pak fjali , fjala “duhet” përdoret pesë herë.    E përdorin të gjithë , por më tepër politikanët e zyrtarët, për të shmangur përgjegjësitë  që kanë ndaj atyre që i kanë zgjedhur, apo emëruar !  Pra, detyrimet që  kanë patur për kohën e kaluar i “transferojnë “ për të ardhmen!  Dhe kur të vij e ardhmja, do t’ja transferojnë të ardhmen  tjetër, duke  përsëritur të  njëjtën fjalë, “duhet”! Pse s’vihet pika mbi  hi ? Kush i  ka dhënë leje? Kush i ka zbatuar ? S’i i kanë  zbatuar? Çfarë sigurie ka patur ndërtesa ? Cilësia e materialeve të përdorura  e kështu me radhë të dali përgjegjësia ?  Këtë shprehje e dëgjojmë  në takime , konferenca, analiza ,në televizion ç’do ditë. ”Duhet” bërë kështu  e “duhet” ashtu ! Tani që ndodhen para një fakti , justifikohen përsëri , por me fjalën “s’duhet” për atë  e  “duhet “ për këtë. Kemi 29 vjet që e dëgjojmë  “duhet “ të luftojmë korrupsionin, papunësinë , varfërinë, informalitetin. Fundi, asgjë!

2- Kush i vrau shqiptarët?                                                                     Është interesant që  disa ndërtesa u shembën ndërkohe që godinat ngjitur mbeten të padëmtuara ! Atëherë shqiptarët nuk i vret tërmeti, por mungesa e sigurisë teknike të shtëpive të tyre. Nëse këto godina kishin leje ndërtimi nga kryetarë bashkie që morën para , atëherë shqiptarët nuk i vret tërmeti, por korrupsioni  i  politikanëve.     Shumë njerëz , duke mos ditur kanë ndërtuar shtëpi të pasigurta nga pikëpamja teknike. Dhe pasi i kane ndërtuar banojnë aty me familjet e tyre dhe kanë marrë leje banimi . Kush i kontrolloi në fillim e fund?   Kush i dha certifikatë pronësie ? Këtu të dali përgjegjësia.  Gjithçka që kemi përjetuar gjatë këtyre ditëve,  shkatërrim, frikë, panik,  vdekje, plagosje, por dhe shpresë e mirënjohje për ata që na kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira. Një mesazh për jetën, dhimbjen dhe solidaritetin. Një rikujtesë se shpresa nuk duhet humbur. Në këtë situatë dëshpërimi, kur njerëzit kanë humbur familjarët e tyre, shtëpi e katandi, reagimi i prokurorisë, zbatimi i ligjit  të jetë korrekt i prerë dhe në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin. Nga hetim po dalin edhe probleme me legjislacionin në fuqi, me rregullimet dhe mangësitë, në këto kushte hetimi në fund do të shërbejë për t’u vënë në vend drejtësia kaq e munguar gjer tani .   Do të vij një ditë që ndërtesat do rindërtohen , por jetët e humbura kush do t’i zëvendësoi ? Në këto kushte. përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale..   Atëhere, s’mund të justifikohesh me ‘’duhet. Po të ndodhte kjo që ndodhi tani ta tregonin vendin brenda ditës e jo me vite, me procese gjyqësore të pafundme ! Ishte një ligj që po të përvetësoje deri në 2000 lekë të priste burgu .Tani miliona euro  përvetësohen , mijëra ha tokë zbatohen, mijëra banesa shkatërrohen për fajin e njërit apo tjetrit e  askujt s’i hynë “gjembi “ në këmbë !  Një inxhinier i vjetër  ndërtimi M. Sulo  më sqaronte. Banoj në një ndërtesë në fillimin e rrugës  “Komuna e Parisit”. Ka 70-vjet që është ndërtuar më tulla të  kuqe, gjerësia 38 cm. Nga jashtë duket i shëmtuar, por i fortë. I pa suvatuar, por i ka rezistuar kohës e gjithë tërmeteve . Ndërtesat e kohës janë të bukura nga jashtë. Me ngjyra e forma gjeometrike nga më të ndryshme, por  janë të dobëta e të pasigurta nga brenda !  Këtë  e tregoi koha. Pse …..?    Duhet thënë që jo të  gjithë njerëzit  janë të tillë, por bëhen të tillë, duke parë  njëri-tjetrin.  Tek ne shpesh “digjet  i njomi me të thatin”.  Qëllimi i përbashkët i bënë, që  fjalën “duhet”  ta përdori  i njomi dhe i thati “ ! Kjo të çon që  i njomi, të njom të thatin, dhe i thati   të thajë të njomin!  Koha e gjatë në politikë  i bënë që të japin  dhe te marrin  me njeri-tjetrin,  aq  shumë sa në fund  t’mos dallohen se  kush është” i njomi e kush është i thati”. Pasuria që kanë, se kishin parë as në  ëndërr, kur s’i  ishin futur politikës ?  Fjala ”duhet” na ka dëmtuar shumë !  Me “duhet” vjet e duhet sivjet . “Duhet” sot e” duhet” mot, kurrë s’kemi bërë e s’do të bëjmë prokopi !  Për të pasuruar veten, thonë “duhet” !  Ne i themi : “ Vidhni, vidhni, vidhni. Mbushni xhepa , mbushni  çanta .” Pa brekë”  ju gjeti dreka , milionerë  ju bëri  darka!