Duke qene se ambasadoret e BE dhe OSBE na japin termometra, doreza e paracetamol qe te ruhemi nga Covid-19,jam kurioz te di, mos do na japin dhe dinamitin per te hedhur ne ere Teatrin Kombetar?
Si qytetar i ketij vendi, nuk mund te bie kurrsesi dakort me menyren se si po trajtohet ceshtja e teatrit kombetar. Per mua, eshte mese i nevojshem nje teater i ri, por le te ndertohet diku tjeter! Pse kaq me merak te prishim te vjetrin? Pse kam me nxitim sa te votojne online per nje ceshtje kaq delikate?
Demokracia dhe parimet tek te cilat besojme nuk jane keto. Kam jetuar me vite te tera ne Europe, dhe smund te jem dakort me kete lloj sjellje ndaj prones publike.
Shkruaj si njeri racional, qe besoj ne parime te forta qytetarie, dhe qe nuk ndikohem nga njohjet, preferencat apo zgjedhjet e mia politike. Nese do flisja sipas njohjeve apo interesave personale, do shkruaja te kunderten. Smund ta bej, kam fytyre dhe nje djale per te rritur, te cilit smund ti them me sjelljen time “rritu bab dhe te jesh pa shtylle kurrizore se ashtu te ecen me mire ne jete”.






















