VIDEO/ Berati kthehet në vatër të nxehtë, Bino: Mes pesë të infektuarve, një personel shëndetësor

300
Sigal

Berati është kthyer në një vatër të nxehtë të koronavirusit, ndonëse ishte shpallur zonë e gjelbër. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar pesë raste të reja me Covid-19.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino bëri të ditur se mes pesë të infektuarve, një është personel shëndetësor.

Rastet e reja janë familjarë të punonjëses së bashkisë të konfirmuar një ditë më parë. Konkretisht të konfirmuar pozitiv me Covid 19 janë nëna, babai, motra, vëllai dhe vajza e saj 2 vjeç.

Sakaq, për të dytën ditë radhazi është raportuar rritje e ndjeshme e numrit të të infektuarve në vend. Sot u konfirmuan 18 raste të reja duke e çuar në 916 numrin total të të prekurve.