Dorian Latifllari: LUGË BOSH PËR POGRADECIN

426
Pogradeci është një qytet i vogël në Juglindje të vendit, ku natyra është treguar mëse bujare me të, duke i dhuruar një reliev dhe një klimë të përshtatshme për turizëm dhe për një ekonomi të qëndrueshme.
Popullsia e Pogradecit është e përqëndruar 60% në fshat dhe 40% në qytet!
Na mjafton vetëm ky raport për të bërë një analizë të investimeve të Bashkisë Pogradec, si dhe të qeverisjes tashmë prej 7 vitesh të Rilindjes!
Dikush mund të thotë që Bashkia ka vetëm 19 muaj nën drejtimin e Partisë Socialiste, por harrojnë që ky që është sot në drejtimin e Bashkisë ka qënë që në vitin 2013 deputet i PS, e pra që edhe ky nuk shfajsohet dot!
Mora shkas për të bërë këtë shkrim nga dy “investimet” e fundit që na servir Rilindja 5 muaj para zgjedhjeve!
Po investohet në rrugën Unazë, konkretisht “Sistemim i hyrje-daljes dhe stabilizim i rrëshqitjes në hyrje të qytetit”, ky investim ndodh ekzaktësisht 4 vite pas investimit për unazën e qytetit (edhe atëherë në prag fushate), pra po investohen 33.6 mln lek të reja vetëm për të mbuluar investimin e dështuar para 4 vitesh, ku problematikat pas atij investimi i vuajnë të gjithë ata që e shkelin atë rrugë.
Unë si taksapagues i këtij vendi pyes:A kishte një Studim të Fizibilitetit të zonës ku do kryhej investimi para 4-vitesh?!, sepse duke parë investimin e tanishëm më rezulton që JO!
A mban kush përgjegjësi për ato para të hedhura para 4 vitesh në mënyrë më të keqe të mundshme (vetëm sepse duhej mbaruar para zgjedhjeve)?!
Investimini dytë i përket Rrugës “Reshit Çollaku” dhe bllokut tek Lagjia nr 2 e qytetit, një investim prej 1.4 mln euro.
Ne e dimë që kjo rrugë dhe kjo lagje është rregulluar njëherë para disa vitesh kur në krye të Bashkisë ishte një tjetër socialist.Atëherë janë investuar qindra miliona lek për këtë investim (për hir të së vërtetës duhej atëhere), por ajo që më shqetëson mua ka të bëjë me investimin e tanishëm, ku unë i shqetësuar ngre pyetjen: Kush mban përgjegjësi për dështimin dhe hedhjen e atyre parave të investimit të para disa vitesh, si dhe kush më siguron mua si qytetar taksapagues që ky investim që po bëhet tani nuk do zhbëhet pas 10 vitesh dhe këto para te ikin kot?!
Nëse Bashkia por edhe Qeveria e Rilindjes do të kishte një Plan Prioritetesh të Investimeve, atëherë këto para shumë mirë mund të investoheshin për zonat përreth Qytetit, këtu mund të përmendim Njësi Aministrative të mëdha si Udënishti ,Buçimasi apo edhe Çërrava. Janë pikërisht këto njësi dhe Zona e Mokrës (e harruar prej vitesh) që përbëjnë 60 % të popullsisë së Bashkisë së Pogradecit.
Sa rrugë të brendshme të këtyre Njësive do të shtroheshin me rreth 1.7 mln euro që Rilindja po i hedh për të mbuluar dështimet e së kaluarës?!
Kjo është ajo LUGA BOSH që ju ofrohet banorëve të Bashkisë së Madhe të Pogradecit, që ne investojmë, ndërkohë që në ralitet mbulojnë dështimet e tyre!
Në 25 Prill do e marrin përgjigjen nga qytetarët e përgjegjshëm të Pogradecit!
Sigal