Detaje të reja dalin nga vrasja e 37-vjeçarit Ajet Guneli në fshatin Goraj të Kuçovës. Mësohet se ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon 20 plumba kallashnikovi në trupin e viktimës, i cili ndodhet ende në morgun e Beratit. Edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme, në Morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhequr trupin e pajetë të 37-vjeçarit. Burime nga Morgu konfirmojnë se ata janë në pritje të vëllezërve të viktimës, që janë nisur nga Greqia për ta marrë trupin e tij. Po ashtu, burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov që është edhe arma e krimit. Burimet konfirmojnë edhe rezultatet e mjekësisë ligjore. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktima Ajet Guneli kishte marrë një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm për pasojë, sipas raportit të mjekësisë ligjore, Guneli ndërroi jetë në vend. Kujtojmë se lidhur me ngjarjen është vënë në pranga 44-vjeçari Vangjel Polovina, si autor i dyshuar.

338
Sigal

Ndërkohë që në botë ka filluar të bëhet vaksina anti-covid, në Shqipëri bëhet thirrje per të siguruar kushtet e ruajtjes se vaksinës kur ajo të vijë.

Shefi i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti ka bërë një thirrje urgjente për investime në ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës, përndryshe thotë ai, do të dështojmë.

Panariti shkruan në rrjetet sociale se kërkohet urgjent një zinxhir ftohës, ruajtje dhe shpërndarje që ende nuk e kemi.
“Prandaj sa më parë të sigurohen ngrirësat me azot të lëngët për ta ruajtur vaksinën sapo të zbresë nga avioni si dhe termuset speciale ngrirës për vaksinatorët që do vaksinojmë popullatën.

Padyshim edhe Autofrigoriferë për ta shpërndarë në gjithë vendin! Sepse vaksinat nuk mbahen nëpër çanta dhe xhepa”, thuhet në reagimin e Panaritit.

Reagimi i Panaritit:

Urgjent! Që tani duhet investuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës anti covid, para se ajo të vijë përndryshe do dështojmë!

Vaksinat janë shumë delikate, prishen shpejt dhe duhen ruajtur në temperatura shumë të ulëta.

Pjesa më e madhe e vaksinave anti covid, si Pfizer dhe Moderna janë vaksina ARN.

Nëse nuk ruhen dhe shpërndahen në temperaturën e duhur, prishen dhe duhen flakur.

Kërkohet pra urgjent një zinxhir ftohës, ruajtje dhe shpërndarje që ende nuk e kemi.

Prandaj sa më parë të sigurohen ngrirësat me azot të lëngët për ta ruajtur vaksinën sapo të zbresë nga avioni si dhe termuset speciale ngrirës për vaksinatorët që do vaksinojmë popullatën.. Padyshim edhe Autofrigoriferë për ta shpërndarë në gjithë vendin!

Sepse vaksinat nuk mbahen nëpër çanta dhe xhepa!

Mjaft të kujtojmë se Vaksina Pfizer duhet ruajtur dhe shpërndarë në – 70 gradë celsius, ndërsa Moderna në – 20 gradë.

Dhe kjo nuk është e lehtë!

Mendoni pak, edhe për vaksinën e gripit që ruhet në intervalin 2-8 gradë firot nga mos respektimi i ftohjes shkojnë në 25 % sipas një studimi të vitit 2019.
Po për vaksinat që kërkojnë ftohje në – 70 gradë?

Nga ana tjetër disa vaksina si ajo e Pfizer, kërkojnë dy doza në interval dy javor për të garantuar efektshmërinë.

Pra njerëzit pas dozës së parë duhet ti regjistrosh dhe gjurmosh për dozën e dytë.. Përndryshe do dështosh!

Pra duhet investim, veprim dhe organizim dhe jo retorikë boshe!