Demaliaj: Fushë e minuar keqas demonkrakarikatura shqiptare Zonja Ambasadore

342
Sigal

Nga Ilir Demaliaj:

Fushë e minuar keqas demonkrakarikatura shqiptare Zonja Ambasadore.

Yuri Kim ka paralajmëruar liderët e partive politike në Shqipëri se do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do të garojnë nën siglën e partive të tyre. Kim thotë se kandidatët duhet të vetohen pasi votuesit nuk duhen fyer që të dëmtohet demokracia dhe mos nxitet korrupsioni.

– Po zonja Ambasadore, keni plotësisht të drejtë. Por kush do ti votojë dhe si do ti votojnë, kur ata që emërojnë kandidatët në Shqipëri nuk bëjnë zgjedhje por si në komunizëm ka emërim nga kryetari dhe jo konkurencë nga posht lart?

Kush zonja Ambasadore, kur këta që emërojnë janë sëpari kryetarët e partive bunker që kanë bllokuar zgjedhjet e lira brënda partive dhe pastaj kombëtare janë të parët kryetarë bandash që duhet të veditohen dhe largohen?

Kush Zonja Ambasadore, kur jo më larg se dje, një gjyqtar si Gjin Gjoni, pasi jep doreheqjen si gjyqtar për mos ju nënshtruar vetingut, propozohet nga PD për deputet në qarkun e Lezhës?

Kush zonja Ambasadore, kur Tom Doshi qe i është ndaluar viza në Amerikë sundon Shkodrën si aleati krahut të djathtë të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama?

Demokracinë e ka kapur peng korrupsioni, krimi i organizuar me trafiqet dhe gjyqsori i inkriminuar deri në qelizat e fundit ku diçka do të keni diskutuar dhe me Zonjën Hajdari, jo me Fatmirën që i keni ndaluar hyrjen në Amerikë për korrupsion, por me të bijën Rudinën, si “shpresa e demokracisë” në tavën e korrupsionit antidemokratik?